Sëmundja e cila i paraqitet grave kur nuk bëjnë seks mjaftueshëm
Një terapiste e seksit thotë se trupi i gruas i përjeton disa pasoja si mungesë e seksit.
Louis Mazanti ka treguar për ‘The Sun’ se femrat të cilat nuk bëjnë seks mjaftueshëm e përjetojnë një gjendje të njohur si atrofia vagjinale.
Kjo ndryshe njihet edhe si ‘thatësia vagjinale’, por e cila tingëllon shumë më pak ekstreme.
Simptomat e kësaj gjendje përfshijnë:
– Irritim vagjinal, kruarje apo djegie
– Parehati gjatë seksit
– Dëshirë më e vogël për seks
– Vështirësi për t’u eksituar dhe për të arritur orgazëm
– Sipërfaqja e vagjinës duket e zbehtë dhe e hollë
– E ndjeni nevojën për të urinuar më shpesh se zakonisht
Kjo është sëmundje e cila i prek shumicën e grave në një fazë të jetës së tyre, e veçanërisht gjatë menopauzës.
Mazanti sugjeron që femrat ta trajtojnë këtë sëmundje përmes orgazmave të rregullta.