Misteri i një fshati të tërë që humbiste sinjalin e internetit çdo mëngjes në orën 7:00, mori përgjigje kur inxhinierët zbuluan një televizor të vjetër në një nga shtëpitë.
Një banor i fshatit Aberhosan në Uells nuk kishte dijeni se televizori i tij emetonte një sinjal që interferonte me internetin e tërë fshatit.
Pas 18 muajsh inxhinierët nisën një hetim edhe pse kishin zëvendësuar kabllin optik, problemi vijonte. Fshati tani ka sinjal interneti të qëndrueshëm.
Inxhinierët e kompanisë Britanike OpenReach u habitën kur mësuan se problemi vinte nga një televizor. Ai e ndizte çdo mëngjes në orën 7:00 dhe sinjali elektrik i emetuar interferonte me sinjalin e internetit.
Inxhinierët përdorën një analizues spektrash frekuencor për të gjetur zhurmën elektrike dhe identifikuar problemin. Pajisja e tyre një mëngjes në orën 7 kapi një sinjal të fortë interference.
TV emetonte një sinjal të fortë që shkaktonte interferencë tek çdo pajisje tjetër elektrike.