6 hile për të kombinuar printet si një profesioniste

6 hile për të kombinuar printet si një profesioniste

Nëse ju janë mërzitur veshjet bazike, është momenti perfekt për të eksperimentuar me printet! Trendi i fundit është miksimi i dy printeve të ndryshme, prandaj duhet pak vëmendje me mënyrën si do t’i kombinoni. Detajet mund të ndryshojnë krej pamjen, prandaj duhet bërë kujdes kur bëni bashkë 2 printe.

Ju duhen vetëm 5 minuta për të mësuar si një profesioniste e vërtet, prandaj mendjen këtu:

Bëni kujdes me ngjyrat

6 hile për të kombinuar printet si një profesioniste

Nëse do të vishni diçka me shumë ngjyrë, balancojeni me një element më të errët, si përshembull kjo xhaketë me jeshile e kombinuar me pantallona me print lejla.

Përpiquni të jeni sa më delikate dhe “dramatike” në të njëjtën kohë

6 hile për të kombinuar printet si një profesioniste

Mund të vishni një këmishë elegante, klasike dhe ta kombinoni fare mirë me një fund me kuadrata si ky. Fillimisht do t’ju duket sikur ka diçka që s’shkon, por jo. Jeni në rrugën e duhur.

Koordinojeni look-un tuaj

6 hile për të kombinuar printet si një profesioniste

Ky kostum bardh e zi me pika shkon mrekullisht mirë me një çantë me vija të së njëjtës ngjyrë.

Mbështetuni tek gjërat bazike

6 hile për të kombinuar printet si një profesioniste

Kjo këmishë me vija përshembull, do t’jua bëjë më të thjeshtë kombinimin me të tilla pantallona.

Eksperimentoni me veshjet e jashtme

6 hile për të kombinuar printet si një profesioniste

Një shall i madh që bie në sy, një pallto me ngjyra dhe printe është super zgjidhje për t’u dukur cool.

Kombinoni “stinët”

6 hile për të kombinuar printet si një profesioniste

Nëse po përpiqeni të transformoni rrobat e verës në rroba vjeshte, nxirrni nga dollapi një xhaketë me vija, shtojini pak ngjyrë me një fustan vere dhe jeni gati!

Burimi: InStyle

Shpërndaje në: