Këto janë shenjat e shtatzënisë

Këto janë shenjat e shtatzënisë

Për shumë femra lajmi më emocionues në botë është ai i të të bërit nënë. Kohë më parë, konfirmimi i një shtatzënie nuk ishte aq i thjeshtë sa në ditët e sotme.

Ose duhet të hamendësonit datën e periodës së fundit, ose të shkonit tek mjeku për një test të urinës për shtatzëni.

Edhe pse veza fertilizohet menjëherë pas marrëdhënies (nëse praktikohet në kohën e ovulimit), trupi e kupton këtë pas një jave ose më pak.

Për këtë arsye, deri atëherë asnjë test shtatzënie nuk mund të dalë pozitiv. Më poshtë janë disa shenja që mund të tregojnë se jeni shtatzënë.

Lodhja – Kjo është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, veçanërisht mëngjeseve.

Ndryshime në gjoks – Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund tu dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë.

Njolla gjaku – Edhe pasi jeni konceptuar, mund të keni perioda më pak se zakonisht. Por në fakt janë njolla. Ndodh kur embrioni është future në mitër.

Ndjeshmëri e lartë nuhatje – Do të filloni të nuhasni më mirë. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.

Urinim i shpeshtë – Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.

Lëvizje në zorrë – Shtatzënia ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diare.

Keni humbur periodën e fundit – Mungesa e periodës është shenja e parë konkrete e shtatzënisë. Shume teste shtatzënie tregojnë pozitive, vetëm pas ditës që prisnit t’ju vinin periodat.

Ndjeheni keq në mëngjes – Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellit dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzënisë.

Neps – Mund të keni neps për disa ushqime. Nga ana tjetër, disa ushqime mund ti urreni sa ti shikoni. Vezët, qumështi dhe shpendët janë ushqimet që zakonisht femrat shtatzënë i urrejnë.

Hundë të zëna – Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzënisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.

Dhimbje koke – Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të mëngjesit, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzënë. Mund të jenë të lehta ose të forta.

Ënjtje – Mund të provoni ënjtje tek duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kyçet mund të enjten gjithashtu për shkak të rritjes së tensionit.

Gazra – Ky është një problem i shpeshtë, që ndikon femrat gjatë shtatzënisë. Zorrët prodhojnë më tepër gaz se zakonisht. Kjo mund të jetë e parehatshme,- por mundohuni ti lëshoni gazrat nga trupi.

Luhatje humori – Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të bëjë “kërdinë” me nervat dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Do të përjetoni lëvizje të shumta humori. Femrat shtatzëna mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta.

Shpërndaje në: