Mos pini më OKI, a e dini çfarë i bën trupit?
Ilaçi i njohur si ‘OKI’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Ketoprofeni përdoret për të lehtësuar dhimbjet e ndryshme. Ai zvogëlon dhimbjen, ënjten dhe ngurtësinë e nyjeve nga artriti. Ky është një ilaç anti-inflamator josteroidal.
Ajo funksionon duke bllokuar prodhimin e disa substancave natyrale në trup që shkaktojnë inflamacion. Ky efekt ndihmon në uljen e ënjtjes, dhimbjeve të ndryshme dhe etheve.
Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë dhe shitja e tij po bëhet në masë të jashtëzakonshme. Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen (e në veçanti atë të kokës) dhe inflamacionin.
Ky ilaç mund të irritojë stomakun dhe rekomandohet ose preferohet që të merret bashkë me ushqim ose edhe qumësht. Mjekët thonë se gjatë përdorimit të tij duhet evituar edhe përdorimin e alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij mund të rris rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë së stomakut.
Efektet anësore potenciale janë të frikshme. Ato përfshijnë sulmin në zemër, për njerëzit që kanë probleme me zemër. Goditjen në tru. Hipertensionin arterial HTA. Probleme të veshkave deri në insuficencë renale. Hemorragji dhe ulçerë në stomak. Anemi. Reaksione në lëkurë.
Efektet e tjera anësore: dobësim i shikimit, irritim të lëkurës, depresion, inflamacion të fshikëzës, ndryshime në disponim, zhurma në vesh, ulje apetiti, vështirësi për të fjetur, marramendje, djersitje e tepërt, energji e dobët, vjellje, ulçerë stomaku, anemi, lodhje të gjoksit, konfuzion, dëmtim i mëlçisë, sy të tharë, dhimbje syri, dëmtim të kujtesës, dhimbje muskujsh, gjakderdhje nga hundët, vështirësi për të marrë frymë, gojë e thatë, rrahje të shpejta të zemrës dhe humbje peshe.