E dini cila është? Vetëm një shenjë e vërtetë tregon që femra ka orgazëm
Shumica do të pajtohet se aktrimi i orgazmës është budallallëk, i cili nuk i shërben askujt, sepse partneri nuk do të dijë që nuk e ka “kënaqur”, ndërkaq ai i cili aktron klimaksin zvogëlon shanset që herën tjetër ta përjetojë me të njëjtin partner
Derisa rreth 30 për qind e femrave nuk ka probleme me përjetimin e rregullt të orgazmës, pjesa tjetër (70 për qind) e përjeton dukshëm më rrallë – përafërsisht çdo të pestën marrëdhënie.
Madje 15 për qind e femrave zbulojnë që kurrë nuk e kanë përjetuar kulmimin seksual apo që e kanë përjetuar vetëm një deri në dy herë në jetë.
Megjithatë, studimet tregojnë që mbi 90 për qind e femrave në ndonjë moment kanë aktruar orgazmën, më së shpeshti për të mos e lënduar partnerin.
Simptomat e orgazmës
Shenjat e përgjithshme, të qarta të orgazmës janë ngërçi i muskujve – më së shpeshti të muskujve vagjinalë, gjë që shkakton ndjenjën që është “më e ngushtë poshtë”.
Gjithashtu, mund të shfaqen edhe ngërçe në këmbë.
Te intensiteti i shtuar i stimulimit në të cilat frymëmarrja e saj bëhet më e shkurtër, ndërkaq psherëtimat më të zëshme, pas arritjes së kulmimit të vërtetë ajo do të ndalojë, sepse do t’i nevojiten së paku disa sekonda për rikuperim.
Një numri të madh femrash pas orgazmës do t’i skuqet një pjesë e gjoksit mbi sisë ku lëkura është më e hollë për shkak të vërshimit të hormoneve.
Aktrimi nuk do të thotë që femra nuk kënaqet
Madje edhe nëse aktron orgazmën, ajo assesi nuk është e thënë që nuk kënaqet me seksin.
Në të vërtetë, hulumtimet tregojnë që te femrat aktiviteti më i madh është në qendrat për kënaqje në tru gjatë kohës së seksit, përkatësisht “në rrugën deri te orgazma”, derisa drejtpërdrejt para vetë kulmimit aktiviteti bie vrullshëm.
Nga ana tjetër, te meshkujt aktiviteti është në ato pjesë më i madh pikërisht gjatë vetë kohës së ejakulimit.