Fjolla Morina pranon dhuratë luksoze, bëhet me veturë të tipit “Audi Q7”
Ndonjëherë ani pse nuk ka ndonjë ditë speciale, dhuratat për personat e dashur janë mëse të pranuara.
Kështu ka ndodhur me këngëtaren e njohur, Fjolla Morina, për të cilën dita e djeshme (e hënë) ka qenë mjaft e veçantë.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë disa imazhe ndërsa pranonte një dhuratë luksoze.
Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Audi Q7”, pamje të së cilit këngëtarja i ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj.
Në videon e publikuar, ajo shihet e entuziazmuar, teksa në mbishkrim ka bërë të ditur se është dhuratë për të.
Nuk i dihet ende se kush ishte dhurues i një dhurate kaq luksoze, por Fjolla po e shijon një të mirë të tillë.
Ajo përndryshe njihet për jetën që bën në përgjithësi, duke marrë parasysh edhe shpenzimet në udhëtime dhe biznese të saj. /Telegrafi