Ja pse jeni një magnet mushkonjash
Të themi të vërtetën, darkat në verandë, lundrimet në agim dhe zhytjet herët në mëngjes në pishinë shoqërohen me një të paftuar të përhershme: mushkonjën. Edhe pse dihet që mushkonjat janë më hiperaktive gjatë agimit dhe muzg, ekspertët thonë se personat që rrinë jashtë janë më tërheqës për mushkonjat dhe ky pohim mbështetet në shkencë. Sipas një studimi botuar nga London School of Hygiene and Tropical Medicine, sa herë të pickojnë mushkonjat varet tërësisht nga gjenet tuaja. Së fundi është zbuluar se njerëzit e trashëgojnë këtë gjen.
Studiuesit kanë nisur një studim tre vjeçar me binjakë identikë për të izoluar gjenin fajtor që i tërheq këto insekte me shpresën që në të ardhmen njerëzit do të mund të pinë një pilulë dhe t’i thonë mushkonjave ‘mirupafshim’.
Tani për tani, dihet se zakonet tuaja, ushqimi që ha dhe parfumi që vë nuk luajnë asnjë rol në tërheqjen e mushkonjave ndaj jush. Në fakt, mushkonjat femra, të cilat pickojnë, tërhiqen nga aroma e dioksidit të karbonit, të cilin e emiton çdo trup njerëzor përmes poreve.
Një tjetër faktor tërheqës është acidi laktik, i cili është nënprodukt i ushtrimit të muskujve. Njerëzit që ushtrohen rregullisht, emitojnë më shumë acid laktik, po ashtu edhe njerëzit me ritëm metabolik të lartë. Si dhe, njerëzit me rrahje zemre natyrshëm të shpejta prodhojnë më shumë dioksid karboni dhe më shumë acid laktik.