Aksesori që s’duhet t’i mungojë kurrë një gruaje, sipas Meghan Markle

Aksesori që s’duhet t’i mungojë kurrë një gruaje, sipas Meghan Markle

Meghan Markle është aktore, filantropiste, gruaja e një princi, por mbi të gjtha di të jetë këshilluese e paparë kur vjen puna tek pamja e jashtme.

Teksa fliste së fundmi për modën dhe fuqinë e femrës, Meghan ndaloi tek rëndësia e veshjes dhe fuqisë që ka paraqitja e jashtme.

Aksesori më i mirë në fund të ditës sipas saj është vetëbesimi.

“Vetëbesimi është aksesori më i mirë. Eshtë ajo pjesa e rëndësishme që duhet ta kesh gjithnjë me vete. Eshtë ajo e cila do të të çojë gjithmonë në shkallën tjetër të suksesit pas intervistës së radhës. Njerëzit duhet ta ndjejnë që e keni.”

Pra për Meghan, nuk keni nevojë as për diamantë, as për çanta dhe as për një shall të shtrenjtë mëndafshi nëse nuk keni vetëbesim. Eshtë kjo e fundit që do t’ju dallojë nga gjithë të tjerët!

“Si gra, shumë shpesh është e thjeshtë të harrosh gjithë aftësitë dhe asetet e tua, jo sepse ato nuk janë aty, por ndonjëherë ne kemi nevojë për dikë të na i vërë në dukje.”- vazhdon Markle.

Meghan ishte e qartë, tani e dini ju në ç’aksesor të investoni!

 

Shpërndaje në: