Zbulo nëse je ose jo gati për martesë

Zbulo nëse je ose jo gati për martesë

Martesa është diçka për të cilën thuajse të gjithë mendojmë, ama nuk e dimë nëse jemi apo jo gati për një hap të tillë në jetën tonë. Herë e gjejmë veten duke ëndërruar për jetën prej të martuari/e, herë të tjera as që e imagjinojmë dot statusin e ri.

Në këtë shkrim po përpiqemi t’ju listojmë vetëm disa shenja të cilat tregojnë se ju nuk jeni ende gati për martesë.

1. Nuk ke mbaruar ende eksplorimin

Sigurisht që as një lidhje dashurore e jo më martesa nuk është për njerëzit të cilët kanë ende dëshirë të eksplorojnë. Nëse e shihni veten se bëni pjesë tek individët të cilëve u pëlqen eksplorimi atëherë kurrësesi mos mendoni për një martesë të afërt.

2. Po mbani sekrete

Ka gjëra të cilat sigurisht që njeriu pëlqen t’i mbajë për vete, por kur ato gjëra në fakt janë sekrete të mëdha atëherë situata ëhtë serioze. Askush nuk do të donte ta ndante jetën me dikë i cili ruan në vete sekrete të mëdha.

3. Jeni në një lidhjen e gabuar

Të jesh në lidhjen e gabuar e të mos bësh përpjekjen më të vogël për t’u ndarë është diçka e cila u ka ndodhur shumë njerëzve. Por të hedhësh një hap të rëndësishëm si martesa në këto rrethana është një “Jo” e madhe.

4. Po bindni veten se duhet

Nëse jeni në një lidhje dhe e zini veten duke menduar se duhet patjetër të martoheni, atëherë merrni kohën që ju duhet. Disa gjëra vijnë natyrshëm dhe nuk kanë nevojë për nxitje.

Shpërndaje në: