Selena tregon ç’kanë të përbashkët ish-at e saj

Selena tregon ç’kanë të përbashkët ish-at e saj

Selena Gomez është e sigurtë që të gjithë ish-at e saj mendojnë se është e çmendur. Gjatë një interviste me grimieren e famshme Nikkie, e njohur në YouTube si  NikkieTutorials, Gomez foli për romancat në kohë karantine dhe pranoi se ish-partnerët e saj ndajnë të gjithë të njëjtin mendim për të.

Teksa i thoshte grimierit të saj prej një jete, se është ai që do t’i bëjë make up-in kur të martohet, ylli i Disney-it ndaloi dhe tha: “Prit, diçka e tillë s’ka për të ndodhur kurrë. Eshtë e vështirë në kohë karantine!”

Selena sqaroi me shpejtësi që nuk është duke dalë me askënd dhe as nuk po kërkon dikë që t’i shkruajë në inbox. Përveç kësaj shtoi se nuk i lexon fare mesazhet që i vijnë në Instagram, prandaj më mirë të heqin dorë.

Selena tregon ç'kanë të përbashkët ish-at e saj

Në historinë e lidhjeve romantike të Selena-s ka shumë emra si Justin Bieber,The Weeknd, Orlando Bloom dhe  Nick Jonas. Të gjithë këta kanë një të përbashkët.

“Secili prej tyre mendojnë se jam e çmendur, por s’më intereson.”- shkruan Gomez duke sqaruar se gjithnjë njerëzit i keqkuptojnë deklaratat e saj, por diçka e ka të qartë: Burrat duan shumë, po shumë punë!

Burimi: BuzzFeed

Shpërndaje në: