Nis kampanja ‘Bojkoto Loredanën’

Nis kampanja ‘Bojkoto Loredanën’

Loredana ka qenë cak i mediave rozë këtë vit për skandale nga karriera, jeta private në të njëjtën kohë nuk është ndalur duke lansuar projekte të reja muzikore.

Reperes i janë shtuar ndjekësit në ‘Instagram‘ dhe tashmë ka  një numër njerëz të cilët e ndjekin dhe përcjellin postimet e saj, shkruan GazetaBlic.

Përveç suksesit në muzikë, Loredana u bë edhe fytyra e markave të njohura. Në muajin qershor, publikoi një video në kanalin YouTube duke reklamuar veshjet e njërit nga stilistet e njohur Karl Kani. Megjithatë sukseset e shumta nuk ia mbuluan edhe problemet dhe skandalet që një i është shfaqur ditëve të fundit.

Çifti nga Zvicra ende vazhdon të kërkojë paratë nga reperja që sipas tyre ajo i ka mashtruar duke u prezantuar si një avokate dhe ka arritur të iu marrë miliona euro. Por Loredana natyrisht se i mohon këto akuza, rasti është në njërën nga gjykatat në Zvicër dhe reperja vazhdon të përballet me të.Por jo vetëm kaq, së fundi disa ndjekës me llogari pa ndonjë identitet kanë nisur një fushatë kundër Loredana Zefit me hashtag ‘Bojkoto Loredanën’ cila është arsyeja e nisjes së kësaj nuk dihet tashmë numri i postimeve me hashtag ‘Bojkoto Loredanën’ ka arritur në 1,707.

Muaj më parë, saktësisht pas ndarjes me reperin Mozzik, Loredana në Instagram ndaloj të gjitha komentet duke ua pamundësuar ndjekësve t’i shkruajnë ndonjë koment por së fundi e ka larguar këtë metodë dhe këto ditë përveç tjerash, po merr edhe komente të tilla të disa personave të cilët me bojkot dëshirojnë dëmtimin e reperes.

Ndryshe, Loredana nuk ka reaguar lidhur me këtë veprim se çka do të ndërmarrë e presim ditëve në vazhdim.

Shpërndaje në: