Ftohje apo Covid? Si dallohen simptomat tek fëmijët
Kollë, dhimbje fyti, temperaturë: është e pashmangshme që fëmijët të mos ftohen ose të sëmuren nga gripi stinor. Sëmundje të tilla të lehta janë dicka mëse e zakonshme për moshat e vogla. Por këtë vit, prindërit përballen me frikën e madhe të Covid 19-tës.
Atëherë, si mund ta dallojnë se cfarë i ka prekur të vegjlit e tyre? Simptomat në fakt janë shumë të ngjashme mes tyre, dhe diganozën e sigurtë e vendos padyshim testi i tamponit. Ka per cdo rast edhe disa mënyra për ta dalluar paraprakisht nëse të miturit janë pozitivë.
Ekspertët thonë se nëse fëmija ka hundët e bllokuara dhe pak kollë pa shenja të tjera sic janë shqetësimet gastrointestinal, mund të thuhet me siguri se është ftohje ose grip klasik. Simptomat që duhet të shqetësojnë prindërit sipas tyre janë humbja e shijes dhe nuhatjes, kolla e thatë dhe e vazhdueshme,
dhimbjet e barkut, dhimbja e kokës dhe vështirësitë në frymëmarrje. Shifrat po e konfirmojnë gjithmonë e më shumë se përgjithësisht, Covid 19 mund të mos jetë I rrezikshëm për më të vegjlit, por nga ana tjetër ata mund të kthehen të bartës të heshtur dhe ta përhapin semundjen edhe kur janë asimptomatikë.