E dashura e Cristano Ronaldos harron një detaj interesant te veshja – merr vëmendjen e të gjithëve
Partnerja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez shkëlqeu me dy paraqitje të ndryshme në festivalin e Filmit në Venecia.
Mirëpo, vëmendjen e shkëlqimit të saj e mori një detaj i vogël i njërës prej veshjeve në Venecia. Georgina kishte harruar të hiqte etiketën në një nga veshjet e saj dhe kjo nuk i shpëtoi syrit të ‘paparacëve’.
Madje, me fotot e saj gjeti u ngushëllua edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila më herët është fotografuar me etiketën e veshjes dhe fotoja e saj ka bërë xhiron e rrjetit.
“Xheorxhina është një prej nesh. Nuk është se e kam vrarë mendjen ndonjëherë, por tashmë ndihem më mirë”– shkruan ajo me humor krahas postimit.