Georgina, e dashura e Ronaldos veshë fustanin e stilistes nga Prishtina
Georgina Rodriguez kësaj here është shfaqur e veshur nga stilistja shqiptare, Lia Stublla.
Të enjten në mbrëmjë, Georgina u paraqit me një fustan tejet elegante në edicionin e 77-të të filmit në Venecia.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë stilistja nga Prishtina e cila nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka falenderuar Georiginën që e ka zgjedhur përsëri atë.
Si gjithmonë është një nder special të krijosh fustan për të bukurën Georgina, faleminderit shumë edhe njëherë për besimin në punën tonë, ti i bën fustanet tona të shkëlqejnë ndryshe” shkruan Lia krah fotove të mrekullueshme të Georginës.
Fustan i zi, i butë dhe me shkëlqim këtë kishte menduar Lia kësaj here për të dhe ishte zgjedhja e duhur për modelen 26 vjeçare, pasi i nxirrte në pah fizikun bombastik që ka.<
Fustani i Georginës ishte i hapur pak te pjesa e dekoltesë dhe ishte kombinuar bukur me disa aksesorë.
Ky fustan ka vjedhur dhe vëmendjen e DailyMail e cila i ka dedikuar një një hapësirë të veçantë këtij punimi nga dizajnerja shqiptare.
Nëse dëshironi të bëni një hyrje glamuroze, zgjidhni një fustan me sequin.Georgina Rodriguez na tregoi saktësisht se si dukej kur veshi një fustan me shkëlqim në Festivalin e Filmit të Venecias. Punuar nga Lia Stublla, ky dizajn që lë pa frymë mburret me një dekolte të hapur, trupin e ngushtuar në korse dhe çarjen te pjesa e kofshës për të treguar figurën.Kemi frikë se nuk është në dispozicion për të blerë në internet, por kliko (djathtas) për të parë më shumë nga veshjet e markës”-shkruan mediumi DailyMail.