Çfarë i ndodh trupit pas puthjes së parë

Çfarë i ndodh trupit pas puthjes së parë

Pse dëgjojmë shpesh të thuhet se puthja e parë nuk harrohet? Tingëllon naive, por në fakt është e vërtetë. Ndjesitë që përjeton trupi pas puthjes së parë janë pafund, por mësoni ato më kryesoret.

1. Ti vendos nëse do të “bashkohesh”

Puthja është një formë e gjuhës së trupit për të vendosur në mënyrë të pavetëdijshme nëse ti do ose jo të bësh një bebush me personin përballë, ose të paktën të duash të bësh seks me të. Shkurtimisht, pas puthjes së parë do ta kuptoni nëse keni ose jo kimi me njëri tjetrin.

2. Çlirohet adrenalinë

Kur puthemi, trupat tanë çlirojnë adrenalinë. Zemra fillon të rrahë më shpejt, tensioni i muskujve rritet, frymëmarrja shpeshtohet dhe ndihemi “të dobët si kurrë më parë”. Sigurisht, edhe këtu hyn kimia. Nëse s’keni kimi, mund të dilni jo dhe aq të kënaqur nga ajo puthje, ose të mos ndjeni asgjë.

3. Të gjithë hormonet e lumturisë çlirohen!

Do të ndiheni më mirë, pasi puthja çliron oksitoksinën, por dhe shumë hormone të tjera që janë përgjegjëse për humorin e mirë.

4. Do të ndjeni ngrohtësi

Puthja do t’ju afrojë edhe më shumë me njëri tjetrin.

5. Bebja e syrit zgjerohet

E keni pyetur ndonjëherë veten pse ndjeni flutura në stomak kur putheni? Sistemi biologjik i stresit aktivizohet kur putheni për herë të parë, por kjo s’do të thotë që po kaloni situatë stresante. Thjesht do të ndjeni djersë të ftohta, rrahje zemre, flutura apo bebe syri më të madhe. Gjendje fizike që vjen si pasojë e emocioneve të bukura.

Burimi: Bustle

Shpërndaje në: