Propozimi i mjekes: Mbani maskë edhe kur të bëni seks

Propozimi i mjekes: Mbani maskë edhe kur të bëni seks

Prej thuajse 1 viti, koronavirusi ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës tonë.

Tashmë të gjithë sillemi në mënyrë më të kujdesur në raport me njëri -tjetrin për të evituar sa më shumë mundësitë e infektimit.

Mjekët kanadezë shprehen se edhe seksi në kushtet e pandemisë është bërë pak i komplikuar. Ata propozojnë që të evitohen sa më shumë puthjet, madje më e mira të përdoren maska gjatë aktit seksual.

Drejtoresha e Shëndetit Publik në Kanada, Dr. Theresa Tam gjatë një deklarate për shtyp ditën e djeshme (2 shtator) u shpreh se duhet të ruhemi sa më shumë nga virusi madje dhe gjatë akteve seksuale.

Gjithashtu ajo tha se marrëdhëniet intime duhet të shmangen nëse secili person ka simptoma të Covid-19.

Sigurisht, këshillat më të zakonshme shëndetësore gjithashtu u bënë jehonë  për të vazhduar të praktikoni seks të sigurt, duke përfshirë përdorimin e masave mbrojtëse.

Shpërndaje në: