Rama në hall të madh: Hajde shpjegoja Zahos që duhet të mbajë maskën
Gjatë një vizite në shkollën “24 maji” Vlorë, ku pritet të nisë shkolla në 14 shtator, kryeministri i vendit Z. Edi Rama, gjatë një bisesede ne mësuesit foli për vështirësitë e këtij sezoni të ri shkollur duke qenë se duhen zbatur rregulla të reja, për shkak të pandemisë botërore.
Ai mori shembull edhe djalin e tij, Zaho, cili tha se është e vështirë t’ja shpjegosh këtë situatë:
“Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohesh me shokun, pse duhet t’i rrish shokut larg. Pse duhet të mbash maskën, pse duhet të lash duart vazhdimisht etj. Hajde shpjegoja. Ndërkohë që i gjithë shpjegimi jonë është foli shokut, rri afër shokut, jepi dorën shokut. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme për të punuar bashkë me prindërit që dhe prindërit të jenë pjesë e kësaj. Pra duhet futur e gjithë bota e fëmijëve në një kornizë, por pa i ndrydhur dhe pa i krijuar deformacione në mënyrën e perceptimit sepse është e nevojshme t’i thuhet që kjo është e përkohshme. Që ne do t’a kalojmë këtë gjë po hajde shpjegoja përkohshmërinë etj etj. Është një sfidë shumë e madhe, ju e keni këtë barrë.
Nga ana tjetër duhet punuar me mësuesit që të jenë të vetëdijshëm. Mësuesit nuk kanë faj që të jenë të stresuar, edhe pa Covid ndonjëherë shpërthejnë. Është një punë kolosale që ju duhet ta bëni“, tha Rama.