Morena tregon veshjet e shtrenjta mbi 1 mijë euro
Këngëtarja Morena Taraku vjen vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave për jetën e saj luksoze, rrobat e firmave të ndryshme, makinat më të shtrenjta dhe shtëpinë marramendëse.
Këngëtarja është e rrethuar nga luksi dhe këtë nuk ngurron ta tregojë edhe në rrjete sociale.
Ajo bën vazhdimisht pjesë të përditshmërisë së saj edhe ndjekësit në Instagram, të cilëve u tregon momente të ndryshme nga dita e saj.
Sot, këngëtarja mori vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit, ku ka treguar garderobën e saj luksoze.
Në fakt, garderoba e Morenës s’mund të hapet pa shenjën e gishtit, ndaj atë s’mund ta hapë askush veç këngëtares.
Ajo ka filmuar veshjet, çantat e këpucët e shumta, ndërsa video duket sikur është filmuar brenda ndonjë butiku gjigant!
Po ju lëmë të kënaqni sytë me këtë video.