Përdorimi i dezinfektantit të duarve rrezikon ta sjellë një virus vdekjeprurës
Përdorimi në masë i dezinfektantëve të duarve përgjatë pandemisë koronavirus mund ta krijojë një virus “apokaliptik”, teksa si pasojë, baktere dhe viruse të tjera krijojnë rezistencë në organizëm, kanë paralajmëruar hulumtuesit.
Dr. Andrew Kamp tha se përdorimi i tepërt i sanitizuesve të duarve me bazë alkooli do të lejojë bakteret dhe viruset të tjera në duar të përshtaten e t’i mbijetojnë kimikatit në fjalë, sipas mediumit britanik Daily Express, transmeton lajmi.net.
Dr. Kemp, kreu i Bordit Këshillimor Shkencor në Institutin Britanik të Shkencës së Pastrimit shtoi se, nëse ndodh kjo, “do të kemi një situatë apokaliptike”.
I njëjti thotë se përpjekjet duhet të përqendrohen në larjen e duarve, metodë kjo e cila, sipas tij, është më efikasja në largimin e viruseve dhe baktereve në duar.
“Dezinfektantët e duarve mund të shfrytëzohen vetëm si mundësi e fundit, respektivisht të aplikohen në mungesë të ujit dhe sapunit”, potencoi kreu i Bordit Këshillimor Shkencor në Institutin Britanik.
“Për momentin nuk ka asnjë provë të aprovuar shkencërisht se dezinfektantët vrasin Covid-19”, shtoi tutje ai.
Koka e institucionit britanik do të paraqesë gjetjet e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Rezistencës Antimikrobiale në Amsterdam, në tetorin e këtij viti.