E ardhmja e futbollit amerikan në duart e lojtarëve të klubeve gjigante evropiane
![E ardhmja e futbollit amerikan në duart e lojtarëve të klubeve gjigante evropiane](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2020/08/soccer-presentation-1-1-728.jpg)
Anipse pothuajse në mbarë botën futbolli e ka statusin e sportit më popullor, ngjashëm nuk është edhe në shtetin më të fuqishëm në glob, në Amerikë. Atje futbolli përbën qarkun e sporteve më vizibile, por asessi të jetë sporti me popullaritetin më të lartë, siç është në pjesën tjetër të botës. Karshi basketbollit, ‘futbollit amerikan’, bejsbollit, hokeit mbi akull, futbolli soccer, siç njihet atje futbolli, aktualisht është më periferik për nga rëndësia, shkruan Periskopi.
Por vendimi i shumë yjeve të futbollit botëror, – të cilët statusin e yllit e kanë shtrirë edhe jashtë fushës së futbollit – për ta përfunduar karrierën e tyre në klubet amerikane, e ka masivizuar rrënjësisht futbollin, meqë rast ky fakt ka bërë që edhe kjo pjesë e botës të bëhet areale ku kultivohen talentë të shumtë të futbollit.
Ish- talenti i skuadrës gjermane Borussia Dortmund, dhe aktualisht anëtari i skuadrës londineze, Chelsea, Christian Pulisic; përfaqësuesi tjetër i skuadrës së Dortmundit, Giovanni Ryena; mbrojtësi i Ajaxit, Sergino Dest, si ish- anëtari i skuadrës gjermane, Schalke, tashmë prurja e re e kampionit Italian, Juventus, Weston McKennie, janë uverturë se, brenda pak vitesh, soccer futbolli do të prevalojë përballë çdo sporti tjetër në USA. /Periskopi