Eksfolim i cili lufton rënien dhe ynydyrën e flokëve
A duken flokët tuaj duken pak më të yndyrshëm se zakonisht? Gjatë muajve të verës kur djersitemi më shumë, këto gjëra janë mjaft të zakonshme. Fatkeqësisht, ato mund të shkaktojnë probleme të tjera të pakëndshme si rënia e flokëve.
Por, me një eksfolim natyral, mund t’i thoni problemeve të tilla lamtumirë.
Mbase ju po mendoni: “Unë laj flokët aq shpesh tashmë, a më duhet vërtet një eksfolim i kokës?” Përgjigja është, po.
Ashtu si poret në lëkurën tonë, gjëndrat e flokëve lëshojnë vaj të quajtur “sebum” i cili ndihmon për të mbajtur kokën të shëndetshme dhe fijet e flokëve tona me shkëlqim dhe të forta.
Sidoqoftë, kur moti është më i ngrohtë, mund të prodhojnë sebum të tepërt i cili më pas bllokon gjëndrat e flokëve, duke çuar në probleme të tilla si rënia e flokëve dhe kruarje.
Ashtu si mënyra se si ne shpesh i drejtohemi eksfolimit për t’u marrë me problemet e lëkurës sonë, e njëjta gjë mund të zbatohet në lëkurën e kokës.
Përdorimi i një eksfoluesi të butë të kokës mund të ndihmojë në heqjen e vajit të tepërt në mënyrë që lëkura jonë të ndjehet e freskët dhe flokët tanë të rriten më të fortë dhe të trashë.
Më poshtë gjeni një lloj eksfiluesi që mund ta bëni edhe në kushte shtëpie:
Përbërësit
–Dy lugë sheqer
-Një lugë gjelle vaj argan
-Dhjetë pika vaj esencial rozmarine
-Një lugë gjelle uthull molle
-Udhëzime
Në një tas të vogël, bashkoni të gjithë përbërësit, duke i përzier mirë. Para përdorimit, kryeni një provë në lëkurën tuaj për të kontrolluar reagimet anësore.
Në dush, bëni eksfolimin e kokës me gishta dhe aplikoni në zonat më të dëmtuara të kokës tuaj, duke fërkuar butësisht me majat e gishtave. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Nëse vëreni ndonjë acarim ose skuqje në kokën tuaj, ndaloni përdorimin dhe kthehuni në rutinën tuaj normale të kujdesit për flokët.