Hani shumë fasule për një kujtesë më të mirë

Hani shumë fasule për një kujtesë më të mirë

Proteinat e gjendura në fasule mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës.

Një studim nga Universiteti Kyushu në Japoni, ka treguar se kur proteina e fasuleve zbërthehet, ajo bëhet dipeptid I molekulave te trurit dhe kështu mund të ndikoj në kujtesë.

Në studimin e botuar në revistën shkencore “Science of Food”, një grup minjsh u injektuan me molekula, që stimulojn sëmundjen e Alzheimerit, ndersa disa prej tyre ishin ushqyer edhe me proteina të fasuleve.

Si rezultat, minjt që morën proteinat e fasuleve, nuk u preken nga sëmundja e Alzheimerit siç ishin prekur ata që nuk kanë marrë proteina të tilla.

Toshiro Matsui, profesor I fakultetit të bujqësisë dhe autor I studimit tha, se studime të tilla ndihmojnë në zhvillimin e ushqimeve funksionale që mund të ndihmojnë në parandaloimin e shumë sëmundjeve duke përfshirë këtu edhe ato të trurit.

Shpërndaje në: