Feministet e kryqëzojnë Aurela Gaçen pas këngës ”Lento”

Feministet e kryqëzojnë Aurela Gaçen pas këngës ”Lento”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe me 6 Gusht të këtij viti kishte publikuar këngën e saj të radhës të titulluar “Lento”.

Mirëpo përmbajtja e tekstit të kësaj kënge nuk është vlerësuar në mënyrë pozitive nga të gjithë.

Nëpërmjet një postimi të bërë në grupin “Feminizmi Shqiptar” në Facebook, Elona Doda shkruan se artistja i është përgjigjur në një mënyrë komerciale ndjesisë së vajzave për t’u martuar në një shoqëri maskiliste si e jona. Sipas saj, Gaçe ka dhe një mori këngë e balada tjera me po të njëjtat nota patetizmi të cilat kanë marrë edhe çmime.

“Unë jam për unazë, Nuk jam për CV”, janë pikërisht këta rreshta që Dodën e kanë ngacmuar ku sipas saj po klasifikohen në vajza për unazë përkundrejt përkundër atyre mendjelehtave që janë për CV.

Doda ka shtuar gjithashtu se emancipimi në shoqërinë tonë ka arritur falë punës individuale të gjithsecilit, ngase institucionet dhe artistët këtë e kanë lënë në mëshirë të fatit.

Shpërndaje në: