Të gjitha shenjat që nuk i pa askush, ja pse Diana e dinte që në fillim se do të divorcohej me Charles
Princeshë Diana filloi të shohë shenjat e para të marrëdhënies së ndërlikuar që ajo do të kishte me Princin Charles gjatë ditëve të para të muajit të tyre të mjaltit me Balmoral, pohoi eksperti Ingrid Seëard.
Princi dhe Princesha e Uellsit i kaluan ditët e para si një çift i martuar në Balmoral me pjesën tjetër të Familjes Mbretërore, por shumë shpejt dukej se kjo marrëdhënie do të kthehej në një “katastrofë”. Duke folur për dokumentarin ‘Charles dhe lady D: E vërteta në lidhje me martesën e tyre’, zonja Seëard tha: “Ajo e urrente fshatin, urrente pasionin e familjes së saj për kuaj dhe qen, urrente shiun që binte pa mëshirë.
“Dhe ajo ndjeu që burri i saj shmangte kontaktin intim.”
Zonja Seëard sugjeroi që prania e vazhdueshme e miqve të Charles përreth familjes mbretërore, e kishte ndaluar Dianën të kalonte kohë me burrin e saj të ri.
Ajo ka thënë: “Ne darkonim me pjesën tjetër të Familjes Mbretërore disa herë në javë dhe, si gjithmonë, miqtë e tij ishin të ftuar. “ Pra, kishte shumë pak mundësi për llojin e intimitetit që ajo shpresonte në muajin e saj të mjaltit.
Në atë kohë Diana kishte raportuar se ishte duke luftuar me dyshimet e saj për martesën me Charles pasi zbuloi se ai kishte blerë një dhuratë lamtumire të veçantë për ish të dashurën e tij, Camilla Parker Boëles, disa ditë para dasmës.
Komentatori Victoria Arbiter tha: “Pak para dasmës, Diana përgjoi një paketë që mbërriti në zyrën e Charles dhe ajo insistoi ta hapte atë.
Një nga rastet që çuan në dyshime ishte kur Charles hapi bllokun
e tij të shënimeve dhe dy fotografi të Camiles ranë nga ai. Një rast tjetër sipas burimeve ishin dy butona këmishe të gdhendura me dy C (Charles dhe Camilla) të cilat kjo e fundit ja dha si dhuratë. PAtjetër që përgjigjia e charles
në atë kohë ishte se nuk shihte asgjë të keqe nga dhurata e një mikeshe, por Diana nuk ishte kaq mendjelehtë dhe dyshimet i nisën menjëherë.
Charles dhe Diana përfundimisht njoftuan ndarjen e tyre në 1992 por aloi kohë deri në vitin 1995, pas viteve të një lufte fjalësh, që çifti të konfirmonte se do të shkonin përpara me divorcin e tyre.