Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta

Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta

Thonë se femrat tradhtojnë me zemër, dhe kjo nuk është edhe aq e pavërtetë. Që një femër të arrijë drejt tradhtisë, duhet të ketë arsye disi të forta, dhe nga një studim realizuar së fundmi, femrat kanë treguar vetë shkaqet që i kanë çuar ato drejt tradhtisë. Janë tre shkaqe të cilat duket se i shtyjnë femrat të gjejnë ngrohtësi tjetër kund. Ja për cilat bëhet fjalë:

1. Tradhtojnë për t’u ndjerë të dëshiruara – Meshkujt me kalimin e kohës, nuk janë edhe aq të dhënë seksualisht si në fillim. I lënë gjërat pas dore, harrojnë të komplimentojnë, dhe nuk kujtohen edhe aq shpesh për të bërë seks. Femrat duhet të ndihen gjithmonë të dëshiruara, dhe kjo shpesh i çon drejt tradhtisë.

2. Nga frika mos mbesin vetëm – Kur gjërat nuk shkojnë mirë në një lidhje, femrat i zë paniku. Po flasim për lidhjet e gjata, ku ato janë mësuar me prezencën e një mashkulli në jetën e tyre. Kjo quhet përgatitje terreni, dhe thuajse shumica e femrave fillon ta bëjë kur gjërat nuk shkojnë mirë.

3. Hakmarrja – Edhe kjo ishte një arsye që i çonte femrat drejt tradhtisë. Nëse janë tradhtuar dhe e kanë falur partnerin, shumë prej tyre kanë bërë të njëjtën gjë, në shenjë hakmarrjeje.

Shpërndaje në: