Nuk ka nevojë t’i çoni tek argjendari; ja si të veprojmë që bizhutë e arit të shkëlqejnë gjithmonë
Edhe bizhuteritë e arit, nuk i shpëtojnë procesit të oksidimit. Shpesh na duhet t’i çojmë tek argjendari për lucidim, por me këtë truk nuk do të jetë nevoja. Gjithçka që ju duhet është një gotë birrë.
Vendosini bizhutë në një enë me birrë dhe lërini për të paktën 10 minuta. Më pas nxirrini dhe pastrojini me një peshqir ose copë. Ato d otë shkëlqejnë më shumë se më parë. Do t’ju rikthehet ngjyra e tyre natyrale dhe do të duken si të reja.