Ky mit rreth orgazmës së femrave s’është fare, po fare i vërtetë

Ky mit rreth orgazmës së femrave s’është fare, po fare i vërtetë

Dëgjojmë shpesh që një grua duhet të stakojë trurin që të kalojë në orgazëm, por një studim i ri ka zbuluar se e gjithë kjo është një mit. Në fakt studiuesit e universitetit Rutgers në Amerikë dolën në përfundimin se gratë s’kanë pse qetësojnë trurin për të arritur kulmin gjatë seksit, as të shpërqëndrohen nga shqetësimet.

Sipas këtij studimi aktiviteti i trurit të grave rritet ndërsa shkojnë drejt orgazmës, më së shumti në zonat përgjegjëse për kujtesën, emocionet, lëvizjet dhe ndjesitë.

Ekspertët zbuluan gjithashtu arsyen pse gratë ndjejnë më pak dhimbje gjatë orgazmës, kjo sepse zona e trurit përgjegjëse për çlirimin e serotoninës bëhet më aktive në ato momente.

Kënaqësia dhe lidhja e saj me trurin është ende fushë e panjohur, por e rëndësishme është që bazat po i krijojmë që tani.

Shpërndaje në: