Modeles i ndryshoi jeta që kur preu flokët dhe tani s’po ndalon!
Kaia Gerber ka gjetur pasionin e saj të ri! Të eksperimentojë me flokët! Së fundmi, flokët e modeles janë ngjyrë rozë, por ndryshimet e shpeshta për Kaia-n janë më shumë se thjesht prova. Për herë të parë, Gerber u shfaq me flokë në ngjyrë më të hapur në prill.
Nuk kaluan shumë ditë dhe vajza e yllit të pasarelave, na bëri të harronim që dikur ishte brune!
Aq ishte koha për Kaia-n bjonde, tani mund ta shihni me flokë rozë!
“Gjithmonë i kam dashur njerëzit që bëjnë çfarë duan me flokët e tyre. S’e mendoja ndonjëherë që do të lyeja flokët, por ja ku jemi.”- u shpreh ajo, duke shtuar se frymëzimi pas flokëve të rinj ishte Kurt Cobain. Madje, prej tij 18-vjeçarja hoqi dorë nga flokët e gjatë.
“Të them të drejtën, herën e parë që preva flokët doja të dukesha si Kurt Cobain. Çdo vit që kalon marr një tjetër hap për t’i ngjarë atij.”
Në dhjetor, Gerber i shokoi të gjithë kur krejt papritur u shfaq me flokë të shkurtër, që duket se i kanë ndryshuar jetën!
“Ndjej se që kur kam prerë flokët, jeta ime ka ndryshuar shumë. Ndihem më vetja.”
Mesa duket ata që dëgjojmë shpesh të thonë se “kur ndryshon flokët, të ndryshon jeta”, nuk e paskan patur gabim! Çfarë po presim?