Gjuha e trupit të Melania Trump, thotë se i ka ardhur në majë të hundës me bashkëshortin
The Sun, ka publikuar videon e Melania dhe Donald Trump teksa zbresin nga avioni i Air Force One. Zonja e parë është filmuar teksa refuzon t’i mbajë dorën bashkëshortit të saj, Donald Trump.
Pamjet shfaqin Melania-n, 50 vjeç, duke u përpjekur të mbajë fustanin, ndërsa zbret shkallët e aeroplanit presidencial në taka të larta.
Më pas, ajo i largon krahun Donald Trump, 74 vjeç, i cili bën disa përpjekje për t’i kapur dorën.
Nuk është hera e parë, që Melania nuk duket dhe aq entuziaste pranë bashkëshortit të saj. Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se “sinjalet” që jep nuk kanë qenë gjithnjë kështu, por marrëdhënia e saj me presidentin e Shteteve të Bashkuara ka ndryshuar, që prej hyrjes në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo ka sjellë ndryshime dhe në gjuhën e saj të trupit, në daljet publike.
Në videon e mëposhtme, ajo ndryshon tërësisht shprehinë e fytyrës kur Donald Trump kthen kokën dhe në shumë nga daljet e tyre publike, ajo refuzon përsëri t’i japë dorën:
Në shumë foto duket se Melania përpiqet të distancohet dhe Trump përpiqet ta mbajë sa më pranë, duke i shtrënguar dorën më shumë se zakonisht apo duke e kapur fort nga krahu, kur afrohet ta puthë.
Ndërkohë një fushatë #FreeMelania, ka vazhduar të postohet në Twitter.
Burimi: The Sun, Insider