Hyri në xhami pa jelekë, Amber Herad sulmohet nga fansat: S’ka respekt për fenë dhe kulturën
Pas divorcit të bujshëm me ish-bashkëshortin Johnny Depp, aktorja e njohur Amber Heard ka marrë disa ditë pushimi.
Ajo po kalon disa ditë në Stamboll të Turqisë dhe nuk mund të largohej pa parë xhamitë e qytetit. Amber ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shkruante se e kishte kaluar ditën duke eksploruar xhamitë dhe ishte e dashuruar pas qytetit.
Kanë qenë këto foto që kanë shkaktuar një zemërim në rrjet, pasi ndjekësit e akuzojnë aktoren se nuk ka respekt për fenë e vendeve që viziton.
Sipas tyre, ajo e ka vendosur hijab-in vetëm si aksesor, pasi qafa dhe kraharori i saj janë zbuluar. Ndjekësit gjithashtu e kanë konsideruar ofendues faktin që aktorja nuk ka veshur reçipeta, për të cilën thonë se nuk ka respekt për vendin dhe kulturën ku ndodhet.
Amber Heard nuk ka respekt as për fenë dhe as për kulturën dhe këtë e kemi vërtetuar shumë herë. Poston teksa viziton një xhami. Përdor një Hijab si aksesor mode. Flokët dhe qafa e zbuluar dhe nga ana tjetër pa të brendshme.”ka shkruar një ndjekës.
Pas gjithë kritikave, aktorja ka vendosur të bllokojë komentet duke mbajtur vetëm një në turqisht që thotë “Shumë bukur”.