Kosova teston karakterin moral të Izraelit
Në të 90-at, 10 mijë shqiptarë të Kosovës vdiqën dhe rreth 1 milionë u dëbuan nga shtëpitë e tyre si rrjedhojë e agresionit të Serbisë. Hebrejtë dhe shqiptarët kanë të përbashkët historinë e vuajtjeve dhe persekutimit.
Liderët shqiptarë kanë nderuar hebrejtë që ishin vrarë gjatë Holokaustit, duke vizituar Hollin e Përkujtimeve në Yad Vashem dhe duke u lutur përpara Flakëve të Përjetshme. Izraelit i duhet që t’i nderojë viktimat e spastrimit etnik në Kosovë duke pranuar pavarësinë e saj dhe duke vendosur marrëdhëniet diplomatike.
Në të 90-at, 10 mijë kosovarë vdiqën dhe rreth 1 milionë u zhvendosën si rezultat i agresionit të Serbisë. Shënjestrimi i shqiptarëve për shkak të etnisë së tyre përbën gjenocit sipas Konventës së OKB-së për Prandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.
Konventa ishte adoptuar në mënyrë unanime nga Asambleja Gjenerale e OKB-së në vitin 1948 për të parandaluar që ajo që iu ndodhi hebrejëve të Evropës të mos i ndodhte askujt tjetër. Kosova mund të mos ekzistonte pa komunitetin hebre në mbarë botën që luajti rol kritik në kundërshtimin e planeve serbe për të deportuar popullsinë etnike shqiptare në mënyrë që të ndërrohej demografia e Kosovës.
Apelimet nga laureati i Nobelit Elie Wiesel dhe të tjerë liderë hebre çuan në intervenimin e NATO-s në vitin 1999, që parandaloi përshkallëzimin e gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës, e çliroi Kosovën nga tirania e Serbisë dhe e vuri këtë vend drejt rrugës së pavarësisë.
Pas gati një dekade nën kujdestarinë e OKB-së, Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të 2008-s. Legaliteti i këtij vendimi ishte vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ). Deri më tash, 111 shtete e kanë pranuar Kosovën dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me të, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe 24 shtete anëtare të BE-së.
Sidoqoftë, Izraeli është në mënyrë të dyshimtë mungues në këtë listë të njohësve të pavarësisë. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli do të afirmonte dedikimin e saj për drejtësi dhe etikë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Njohja do të kishte përfitime praktike, duke rritur përpjekjet për paqe dhe pajtim në Kosovë, shtetin më të ri të Evropës që ende ka vështirësi të mëkëmbet nga agresioni i Serbisë. Qeveria e Serbisë kishte vendosur ushtrinë, policinë dhe forcat paraushtarake në vitet 90. I mbylli institucionet demokratike të vetë-qeverisjes. Protestuesit paqësorë pro-demokraci u rrahën, u burgosën dhe u vranë. Serbia ndaloi mediat dhe arsimimin në gjuhën shqipe. Pushoi nga puna fizikanë e mësues. Fshatrat u dogjën. Të vjetrit, gratë dhe fëmijët u ekzekutuan. Ajo që la pas Serbia mund të gjendet në varreza masive, e po ashtu edhe në storiet individuale të shumë njerëzve që vuajtën prej saj.
Tribunali për Krime Ndërkombëtare, i modeluar sipas Proceseve Gjyqësore të Nurembergut, dënoi zyrtarët serbë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Këto dënime, sidoqoftë, nuk janë aspak të mjaftueshme.
Rreth 1 mijë e 700 shqiptarë të Kosovës janë ende të zhdukur. Nuk mund të ketë prehje për familjet e këtyre të zhdukurve derisa Serbia të zbulojë fatin e tyre dhe t’i dorëzojë eshtrat te më të dashurit e tyre. Në vend të kërkimfaljes, Serbia në mënyrë cinike ka lansuar një fushatë për dekurajimin e shteteve nga njohja e pavarësisë së Kosovës.
Duke punuar me Rusinë, tashmë po shtyn edhe shtetet që e kanë njohur pavarësinë që ta tërheqin atë. Dhe më e fundit, qeveria Serbe ka mirëpritur një “Ambasadë të Shtetit të Palestinës” në Beograd. Serbia beson që obstruksionizmi do të kthejë Kosovën.
Ky trill duhet të largohet; Serbia në mënyrë të pakthyeshme e ka humbur Kosovën për shkak të krimeve të Sllobodan Millosheviqit. Kosova mund të jetë shtet i vogël e me probleme, por kurrë nuk do t’i bashkohet Serbisë. Për shqiptarët e Kosovës, të bashkohen me Serbinë është njësoj si t’i kërkosh atyre që e mbijetuan Holokaustin t’i nënshtrohen regjimit Nazist. Për tmerrin tonë, presioni i fushatës së Serbisë në mënyrë efektive ka dekurajuar shumë shtete nga normalizimi i raporteve me Kosovën.
Ka rritur frikën se njohja do të përhapte precedente për situata të tjera, përfshirë ndarjen e Palestinës nga Izraeli. ICJ-ja ka vendosur që rasti i Kosovës ishte “sui generis”, një term legal që nënkupton se ky rast ishte unik.
Njohja nuk do të nënkuptonte njohje ndërkombëtare të Palestinës, e as nuk mund të shihet si përqafim i ndarjes legale të rajonit Bask nga Spanja e as i okupimit turk në Turqi. Njohja është shumë më shumë se simbolike. Dhe po ashtu do të kishte përfitime praktike, duke i dhënë shtytje dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.
Njohja e Izraelit për Kosovën është kritike për stabilitetin e Evropës Juglindore dhe për pajtimin e Kosovës me Serbinë. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike do të rriste kredencialet e Izraelit si proponente e drejtësisë.
Do të rriste edhe autoritetin moral të Izraelit duke përbërë kështu një deklaratë të fuqishme solidariteti me viktimat dhe njerëzit e shtypur. Betimi “Kurrë më” nuk duhet të trivializohet. Ashtu siç u lind Izraeli nga hiri i Holokaustit, edhe Kosova u lind nga vuajtja intenzive. Vendosja e marrëdhënieve me Kosovën do të afirmonte karakterin moral të Izraelit.
Alush Gashi është këshilltar i kryeministrit të Kosovës. Ai ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë por edhe si deputet në Kuvendin e Kosovës.
David Phillips drejton një Program në Universitetin e Columbias për ndërtim të paqes dhe të të drejtave.