Pronarja e televizionit shqiptar infektohet me COVID-19
Sara Hoxha infektohet me COVID-19.
Listës së personazheve të njohura që preken nga COVID-19 i është shtuar edhe Sara Hoxha, shkruan lajmi.net.
Ajo e bëri të ditur këtë gjë përmes disa postimeve në Instagram, teksa po iu përgjigjej ndjekësve në pyetjet e tyre.
“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok (të udhëtosh). Nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë, duhet të jetë në rregull. Nuk jam eksperte, kështu që bëni kërkimet tuaja dhe besoni atë që mendoni”, ka shkruar ajo në një postim.
Më pastaj, ajo me anë të një tjetër postimi sqaroi se cilat ishin simptomat që i kishte pasur, ndërsa thotë se tani është mirë me shëndet.
Trashëgimtarja e Top Channel tha se ishte infektuar një muaj më parë derisa ishte në plazh me shoqëri. Sa i përket simptomave, ajo tha se kishte dhimbje trupi, dhimbje koke, humbje të shijes dhe nuhatjes, por fatmirësisht nuk janë infektuar burri dhe fëmijët.