Michelle Obama thotë se vuan nga ‘depresioni i shkallës së ulët’
Në edicionin e dytë të postcast-it të saj, i cili u transmetua ditën e mërkurë (5 gusht), ish-zonja e parë, Michelle Obama, reflektoi mbi ndryshimet që familja e saj dhe të tjera familje, u është dashur të përballen, si rezultat i pandemisë.
“Unë e di që po përballem me një lloj depresioni të gradës së ulët”, tha ajo. “Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të mosmarrëveshjeve raciste dhe thjesht duke parë këtë administratë, duke parë hipokrizinë e saj, ditë për ditë, është shqetësuese.” (referuar administratës së Donald Trump)
Obama shprehet se e ka ndjerë ndikimin dhe në gjumin e saj. Ajo thotë se zgjohet në mes të natës, sepse “shqetësohet për diçka, ose ka një rëndim.”
“Unë kam kaluar ato rënie dhe ngritje emocionale që mendoj se të gjithë i ndjejnë, ku thjesht nuk e ndjen veten dhe ndonjëherë…ka patur një javë apo më shumë, ku unë duhej të dorëzohesha në këto emocione dhe mos të isha aq e ashpër me veten”, tha ajo.
Obama tha se protestat “Black Lives Matter” dhe trazirat e vazhdueshme që kanë “pllakosur vendin” gjithashtu kanë ndikuar në gjendjen e saj shpirtërore.
“Më duhet të them, që të zgjohem me lajme se si administrata ka reaguar ose jo, me lajmet se si një njeri me ngjyrë po dehumanizohet, po lëndohet e vritet dhe po akuzohet padrejtësisht për diçka, është e lodhshme. Më ka bërë të ndjej një peshë, që nuk e kam ndjerë prej kohësh në jetën time”, tha ajo.
Në bisedën me ish-prezantuesin e NPR, Michelle Norris, ish-zonja e parë tha se gjatë kohës së familjes së saj në Shtëpinë e Bardhë, të cilën ajo e përshkoi si “jashtë normës së një jete të rregullt”, ishte e rëndësishme t’i përmbahej orareve dhe është diçka që ajo e ka përdorur edhe gjatë pandemisë, sidomos gjatë mbylljes.
“Barack është në zyrën e tij, duke bërë telefonata, duke punuar me librin e tij. Unë jam në dhomën time, vajzat janë në kompjuterët e tyre, por rreth orës pesë, të gjithë mblidhemi dhe bëjmë një aktivitet si puzzle. Thjesht, ulemi dhe përpiqemi të zgjidhim një puzzle të madh me mijëra copëza.”
Pas darke, ata luajnë lojën me letra “spades”, të cilën ish-presidenti Barack Obama ia ka mësuar dy vajzave të tij.
Ajo tha se pandemia është gjithashtu një mundësi për të “vendosur se si dëshironi të shfaqeni në botën e re, sepse do të jetë një botë e re.”
Shpresa e saj më e madhe është që njerëzit të arrijnë përsëri normalitetin dhe “të arrijnë për më të mirën.”
Burimi: The Guardian