Largoni erën e pakëndshme të gojës, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj

Largoni erën e pakëndshme të gojës, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj

Çfarë e shkakton erën e gojës?

Ka një sërë shkaqesh, por dy janë ato më kryesoret:

– Gojë e thatë

Nëse keni higjienë të mirë orale, me siguri fajin e ka goja e thatë. Pështyma është përgjegjëse për heqjen e baktereve që mund të shkaktojnë erën e keqe të gojës. Kur flemë, prodhimi i pështymës zvogëlohet ndjeshëm.

– Higjienë e dobët orale

Larja dhe pastrimi jo i rregullt i gojës dhe dhëmbëve është një arsye e rëndësishme që mund t’ju sjellë erën e e pakëndshme të gojës.

– Arsye të tjera përfshijnë konsumimin e ushqimeve të caktuara, si qepë apo hudhra, të cilat kanë aromë të fortë apo konsumi i duhanit.

Çfarë të bëjmë për ta parandaluar?

Në pjesën më të madhe të rasteve, “fryma e mëngjesit” mund të trajtohet në shtëpi me një kombinim të kujdesit oral dhe ndryshimeve në stilin e jetës.

– Pini shumë ujë, sidomos përpara se të flini në mbrëmje. Kjo do t’ju mbajë të hidratuar, duke parandaluar tharjen e gojës që çon dhe në aromën e pakëndshme të saj.

– Shmangni ushqimet me erë të fortë gjatë natës, si hudhra apo qepë dhe evitoni kafenë direkt sapo mbasditja të ketë kaluar.

– Nëse ndaloni së konsumuari duhan, kjo do ta përmirësojë në mënyrë të dukshme frymën e mëngjesit.

– Lani dhëmbët dy minuta përpara se të shkoni në shtrat natën dhe mos hani ose pini asgjë më pas.

– Sigurohuni të pastroni jo vetëm dhëmbët, por edhe gjuhën.

– Përdorni një larës goje apo “shpëlarës dentar” , pasi kjo mund të ndihmojë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve dhe të largojë erën e pakëndshme.

– Pastroni dhëmbët me furçë dhe fill dentar, për të larguar çdo papastërti.

– Nëse mbani tela apo pajisje të tjera ortodontike, kujdesuni edhe për to rregullisht.

– Lani dhëmbët sapo të  zgjoheni në mëngjes për të eleminuar çdo aromë të mbetur apo krijuar gjatë natës.

– Hani mëngjes: Edhe nëse lani dhëmbët në mëngjes, aroma e keqe mund të rishfaqet nëse nuk hani për një kohë të gjatë.

Nëse keni provuar të gjitha këto metoda trajtimi dhe parandalimi në shtëpi dhe asgjë nuk po funksionon, caktoni një takim me dentistin tuaj, shkruan anabel. Ata do t’ju ndihmojnë të përcaktoni shkakun dhe të identifikoni zgjidhjet më të mira për ju.

Shpërndaje në: