Anët djallëzore të çdo shenje të horoskopit

Anët djallëzore të çdo shenje të horoskopit

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është e shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi nga astrologia britanike Stella Hyde.

Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë edhe anët negative të tyre. Për shembull e dini se mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme. Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për t’u bërë diktatorë dhe lordë droge. Mësoni anën e errët të shenjës tuaj.

Dashi
I papjekur!

Shenja më impulsive e horoskopit, Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet!

Adoleshentët e kësaj shenje janë gjithnjë të shqetësuar, kapriçozë dhe kërkojnë të ushtrojnë autoritet të madh. Kërkojnë të fitojnë me çdo kusht kur bëhet fjala për konkurrencë.

Mëkati i preferuar që kanë është zemërimi.

Janë të lindur për t’u bërë eksplorues dhe zjarrfikës

Demi
Kokëderr si dreqi!
Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Është gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi fjalën, ashtu mendon Demi.

Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë, dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses. Jo se ia ka vënë ndonjëherë vetes në dyshim.

Nga njëra anë janë të sigurtë, solidë dhe të besueshëm. Por e përkthyer në anën tjetër të zodiakut, do të thotë të mërzitshëm, të fiksuar pas parave dhe pa imagjinatë. Fjala Ndryshim dhe Përshtatje nuk janë pjesë e fjalorit të Demit.

Mëkati i preferuar është lakmia.

Janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.

Binjakët
Arrogant!
Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin!

Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë. Shtoji kësaj faktin që ndonjëherë thjesht nuk janë aty për të të ndihmuar.

Pas njeriut të sinqertë fshihet një manipulator dinak apo një llogaritës situatash, i aftë të identifikojë dobësitë e të tjerëve dhe pastaj ta shfrytëzojë për avantazhin e tij. Përjetësisht të pakënaqur, dhe të papërgjegjshëm për krizat që përjetojnë.

Mëkati i preferuar: Të marrin gjithnjë më shumë se i takon.

Të lindur për të qenë agjentë zyrash komunikimi.

Gaforrja
Acarues deri në luajtje mendsh!

Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër. Ka gjithmonë diçka për t’u ankuar, për të mos u kënaqur me të tjerët, se fajin vetes s’ia vë kurrë.

Kjo shenjë egoiste e qelbur thjesht nuk i kapërcen dot gjërat që ti mund t’ia thuash edhe me shaka. Më vjen keq Gaforre, por s’na plas fare nëse të bëmë për të qarë.

Të zemëruar, të ndjeshëm, nuk besojnë te asnjë dhe te asgjë, qahen për çdo gjë.

Mëkati i tyre i preferuar është dembelizmi.

Janë të lindur për t’u bërë drejtorë.

Luani
I çmendur për vëmendje!

Kjo shenjë histerike e shikon veten në qendër të botës edhe kur nuk është. Mund të ketë sharm, dinjitet e të gjitha këto gjëra të një “mbreti xhungle”, por kur fillojnë të të tregojnë vendin se kush është Luani e kush është macja, bëhen patetikë. Nëse nuk u kushton rëndësi, thjesht s’të duan afër.

Përveç krenarisë tipike që ka një mbret, janë dhe arrogantë, intolerantë, egoistë dhe kanë nevojë të ndjehen të dashur nga kushdo. Presin që bota të rrotullohet rreth tyre, dhe janë më shumë për krijimin e aleancave se sa shoqërisë së vërtetë.

Mëkati i preferuar është krenaria.
Janë të lindur për të qenë mbretër.
Virgjëresha
Gjykuese e ndyrë!
Mund të mos e japë veten, por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët tek koka. Perfeksioniste siç është, një Virgjëreshë ka standarte të larta, tepër të larta edhe për veten e vet. Edhe pse shpesh janë të sjellshëm dhe kanë sjellje “të përsosur” në shoqëri, shpirti u kalbet nga aq shumë gjykime sa bëjnë gjithë kohës.

Pesimistë dhe të kapur shumë pas detajeve në çdo gjë që ndodh rreth tyre. Kanë një bindje absolute që nuk e kanë kurrë gabim, madje dhe po e dinë që janë gabim, vështirë se e pranojnë.

Mëkati i preferuar është kotësia.
Të lindur për të qenë kontabilistë mjeko-ligjorë.

Peshorja
Lëpirëse!
Peshorja thjesht nuk e prish dot me kënd. Përpiqet gjithë kohës të ruajë barazpeshat dhe nuk e thotë kurrë mendimin e vet të vërtetë për dikë, madje nuk ia thotë as vetes. Duket shpesh sikur shkon nga të fryjë era, sepse një Peshore thjesht nuk do ta ketë inat askush. Bah.

E kanë të vështirë të marrin një vendim dhe të gjejnë një rrugë të mesme në çdo gjë. Ndonjëherë djallëzorë dhe shpeshherë të ndryshueshëm, kapriçozë dhe kundërshtues.
Mëkati i preferuar është lakmia dhe përtacia.
Të lindur për të qenë ekspertë të modës dhe ekspertë komunikimi.

Akrepi
Manipulues!
Akrepi ka shumë gjëra për të thënë në këtë aspekt, por fakti që është më manipuluesi i horoskopit është ndoshta më e tmerrshmja që ka kjo shenjë djallëzore. I sjellin të tjerët si të duan dhe sikur të mos mjaftonte, nëse largohesh nga gjiri i tyre helmues janë hakmarrës si… epo, hakmarrës si një Akrep. Zot na ruaj nga mllefi i tyre.

Vështirë se mund të gjendet një fjalë e përshtatshme për të përcaktuar anën e errët të një Akrepi, por një ndër to është se janë të korruptuar.

Mëkati i preferuar i tyre është lakmia për pushtet, para, status social, dëshirë për hakmarrje.

Të lindur për të qenë agjentë sekretë ose analistë ekonomikë.

Shigjetari
Presh në dorë!
Një Shigjetar mund të jetë njeri i hapur me të tjerët, por ka prirjen të hapet brinjësh! Përveçse i duket se ka të drejtë gjithmonë, nuk është se përgatitet aq sa duhet për temën që diskuton dhe nuk është aspak njeriu i duhur për të dhënë mend.

Vulgarë, posesivë, gojëndyrë e impulsivë që nuk ndalen para asgjëje. Janë një brez me fat lojtarësh kumarxhinj.

Mëkati i preferuar është vjedhja dhe lakmia për ata që janë dominues.

Të lindur për të qenë mercenarë dhe politikanë.

Bricjapi
Interesaxhi!
Ky karrierist i horoskopit nuk do t’ia dijë aspak çfarë duhet të bëjë që të shkojë aty ku do. Shpesh arrogant, kokëfortë edhe kur dukshëm nuk ka të drejtë, një Bricjap është gati t’i bjerë murit me kokë thjesht sepse ia ka thënë truri, por mund të të marrë edhe ty me vete. Bricjapi joshet nga njerëzit e veçantë, por nëse e bezdis sadopak në planet e tij, do bëjë gjithçka që të të zhdukë.

Kopracë, meskinë dhe të këqinj, nuk falin asgjë dhe kanë një durim mendor deri në kokëfortësi sa vështirë të binde për diçka, tepër ambiciozë dhe që bëjnë gjithçka për të ruajtur statusin e tyre të lartë social.
Mëkati i preferuar është lakmia.
Janë të lindur për të qenë ekspertë politikë.

Ujori
Shkurt dhe qartë, një person me sjellje jo të qendrueshme
Vërtet është shenjë që mbahet për mençurinë dhe logjikën e fortë, por kjo e bën një Ujor të jetë gjykues sa s’ua merr mendja. Ka gjithmonë diçka për të thënë për këdo dhe i duket vetja më i miri i të mirëve. Është kritik i tmerrshëm i njerëzve që i rrinë afër, sa të bëhet ferr.

Duke qenë kaq arrogant, mund të kthehet në një qenie të urryeshme. Askush s’mund ta durojë dikë që vetëm ankohet për injorancën e të gjithëve!

Vëzhgues të painteresuar të gjendjes njerëzore, të paaftë për të reaguar me spontanitet, antipatikë dhe manipulues të aftë për të fshehur anët e tyre të errëta.

Mëkati i preferuar janë përtacia dhe krenaria.
Të lindur për të qenë shkencëtarë.

Peshqit
Njeri pa shtyllë kurrizore!
E keni parasysh shprehjen: “Mos u bo peshk”? Epo, Peshqit janë të lindur të tillë. Nuk kanë orientim brenda vetes dhe shkojnë nga t’i çojë rryma. Aq ëndërrimtarë dhe krijues sa janë, aq janë edhe të dobët përpara të tjerëve. Më mirë ikin me vrap se të rrinë e të t’i thonë gjërat në sy.

Njohës të mirë të artit manipulues, xhelozë joracionalë dhe e kanë të vështirë të shohin një sipër tyre. Gjithmonë të zgjuar për t’i kthyer gjërat në favor të tyre dhe gjithmonë u pëlqen të dalin pa dëme nga një situatë e vështirë.

Mëkati i preferuar është zilia.

Janë të lindur për t’u bërë diktatorë dhe lordë droge.

Shpërndaje në: