E rregullon shtratin çdo mëngjes? Shkenca shpjegon çfarë duhet të bësh

E rregullon shtratin çdo mëngjes? Shkenca shpjegon çfarë duhet të bësh

E vetmja gjë e keqe pasi ngrihesh nga shtrati në mëngjes është se duhet ta rregullosh. Megjithatë, mund të kesh dëshirë ta nisësh ditën kështu. Ose, edhe nëse jo, tashmë është pjesë e rutinës. Sipas një studimi të fundit nga Hunch.com, 59 për qind e njerëzve nuk e rregullojnë shtratin në mëngjes, ndërsa 27 për qind po. Nga grupi i njerëzve që e rregullojnë, 72 për qind janë njerëz të lumtur, ndërsa 62 për qind e grupit që nuk e rregullojnë shtratin në mëngjes, nuk janë njerëz të lumtur. Po kështu, ata që e rregullojnë, janë njerëz që e pëlqejnë punën që bëjnë, flenë mirë, ushtrohen vazhdimisht dhe u pëlqen të kalojnë kohë të gjatë edhe në shtëpi.

Duhen vetëm 21 ditë për ta bërë pjesë të rutinës rregullimin e shtratit në mëngjes. Me siguri, familjarët do të ndihen krenarë.

Janë 5 arsye të tjera pse duhet ta rregullosh shtratin në mëngjes:

1. Është një kurë për stresin

Pastrimi dhe rregulli ul në nivele të kënaqshme stresin. Një studim nga UCLA ka zbuluar se hormonet e stresit, të gjitha femrave u shtohen sidomos pasi shohin një rrëmujë të madhe. Kështu, rregullojë atë dreq krevati.

2. Të ndihmon për alergjinë

Kur kuvertat, batanijet apo çarçafët janë të palosur dhe në vendin e tyre, ka më pak pluhur dhe si rrjedhojë, edhe më pak alergenë që qarkullojnë në ajër.

3. Parandalon edhe sikletet nga ndonjë vizitë e papritur

Askush nuk do që miqtë të shohin një rrëmujë të vërtetë në shtëpi…

4. Shtrat më i qetë gjatë natës

Kush nuk ndien qetësi kur bie në një shtrat të freskët e të pastër? Është njëlloj si në një dhomë hoteli pas një dite të gjatë udhëtimi…. fantastike.

5. Një zakon i mirë mund të të nxisë edhe për të tjera

Prandaj, duke rregulluar shtratin, bëhesh edhe më produktive.

Shpërndaje në: