Sekrete tapeti të kuq, për të shkëlqyer në një ditë të rëndësishme
Kur të famshmit mbërrijnë në tapetin e kuq, ata duken as më shumë e as më pak se perfekt. Sidoqoftë, dihet se asnjë prej tyre nuk është i/e tillë, ata thjesht përdorin disa truke të vogla, që mund t’ju bëjnë punë.
– Korsetë, jo vetëm në bel
Korsetë i veshin pothuajse të gjithë. Të brendshmet e krijuara enkas për “rimodelimin” e trupit mund t’ju ndihmojnë të zhdukni për ca orë kilogramët e tepërt. Kim Kardashian pranon se ka veshur korse për belin, madje dhe korse për të gjithë gjatësinë e këmbëve.
– Për burrat: këpucë me pak takë
Edhe artistët meshkuj kanë disa truke. Shumë prej tyre preferojnë të veshin këpucë meshkujsh me pak takë. Tom Cruise e bën shpesh këtë, sidomos kur e di se do të jetë në prezencë modelesh.
– Ngjitëset me dy anë
Nëse pyesni veten si rrinë pa lëvizur dekoltetë e të famshmëve, zgjidhja e tyre është fare e thjeshtë: ngjitëset e tejdukshme me dy anë. Sigurohuni mos të duken ose të paktën mos të jenë kaq të dukshme sa të Beyonce-s:
– “Rimodelueset” e të pasmeve
Për të theksuar më shumë format trupore, mund të përdorni “korsenë” me silikon për ngritjen e vitheve. Kristen Bell u tregua mjaft e guximshme për ta zbuluar “këtë mashtrim”, pak para daljes në The Golden Globe. Sidoqoftë, sigurohuni mos ta bëni pjesë të rutinës suaj, pasi nuk është e shëndetshme të krijoni një imazh jo real.
– Ngjitës cilindrik
Make-up artist i Beyonce, Sir John, thotë se përdorimi i ngjitësit është mënyra më e mirë për t’u marrë me vetullat. Ky produkt mban gjatë, por mund të hiqet lehtë dhe nuk bllokon poret. Kujes! Nëse ndjeni se ju bën alergji, shpëlani fytyrën dhe evitoni përdorimin e tij.
– Tërheqje e fytyrës me ngjitës
Kjo është një alternativë fantastike për të krijuar “sy maceje” pa ndërhyrje kirurgjikale. Rezultati do të jetë një fytyrë më e tërhequr dhe pamje Hollywood-i.
– Pudër bebi
Në gjithë vapën e madhe të stinës së verës, nuk është çudi që fërkimi i kofshëve gjatë ecjes të krijojë irritim. Zgjidhja është: deodorant, pudër bebi ose të dyja. Këtë ide na e dha Amy Schumer, e cila përdor gjithnjë deodorantin për ta evituar këtë problem.
– Make-up i trupit
Nëse konturimi i trupi (me të drejtë) ju duket i tepërt, provoni të aplikoni gjithnjë një hidratues, spray trupi apo përzierjen e tij me një highlighter. Rezultati: Një lëkurë që shkëlqen. Veshjet do të duken më bukur dhe ju do të vezulloni.
– Ulja horizontale në makinë
Të famshëm si Naomy Harris, apo Jennifer Aniston treguan se nëse kanë një fustan delikat dhe nuk duan të krijojnë rrrudha tek ai, duhet të shtrijnë sediljen e makinës dhe të rrinë sa më horizontalisht të jetë e mundur.
– Reçipeta silikoni, pa rripa
Një palë të tilla duhen patjetër nëse fustani ka ngjyrë të çelët, nuk ka rripa apo e ka shpinën të hapur.
– Prezenca e dikujt që ju ndihmon
Nëse keni nje event të rëndësishëm, ju duhet patjetër dikush për t’ju ndihmuar. Nëse nuk është stilisti juaj personal apo make-up artist i sallonit tuaj të preferuar, mund të jetë një mike, motër, mami etj, mjafton të keni dikë që ju jep mendim për gjithçka dhe nuk ju lë të humbni në dilema.
– Përgatitu për emergjenca
Emma Watson tregon se çfarë duhet për të qenë e sigurt gjatë një mbrëmjeje të rëndësishme. Asnjë emergjencë nuk duhet t’jua prishë momentin tuaj, prandaj mos harroni kurrë produktet më esenciale në bazë te veshjes dhe pamjes që keni zgjedhur dhe nëse ju pret një ditë e gjatë, merrni disa fruta të thata për energji.
Burimi: Bright Side