Ja si do e mbyllin të gjitha shenjat javën e fundit të korrikut

Ja si do e mbyllin të gjitha shenjat javën e fundit të korrikut

Dashi: Me Mërkurin të kthyer nga shenja e Dashit këtë javë, komunikimi do të jetë pika juaj e fortë. Gjendja e pasigurisë do të kalojë dhe do të arrini t’i kapërceni pengesat. Do të shpëtoni më në
fund nga ndjesia e sikletshme se nuk arrini t’i përshtateni mjedisit që ju rrethon. Kjo është koha më e përshtatshme për t’iu kthyer disa çështjeve të vjetra dhe për të marrë vendime. Për sa i përket dashurisë, jo të gjitha historitë do të kenë fund të lumtur. Gjithsesi parashikohet që të keni njohje të reja.

Demi: Jo gjithmonë gjërat janë ashtu si duken. Ndonjëherë dukja të gënjen dhe nuk duhet t’i gjykojmë të tjerët pa u thelluar. Deri më datë 2 gusht do të përballeni me shumë të papritura. Nëse do të arrini të tregoheni të vendosur, me siguri që do t’ia dilni mbanë. Punët do t’ju ecin mirë dhe do të arrini të shlyeni në kohë një pagesë apo borxh. Pritet që të ketë ndryshime në jetën tuaj, dikush mund t’ju bëjë një ftesë në fundjavë. Një dashuri e re mund të shfaqet në horizont.

Binjakët: Në këtë periudhë do të keni ndryshime në sferën sentimentale. Mundohuni të shijoni çdo moment në këtë stinë të nxehtë pa rënë në pesimizëm. Vjeshta dhe dimri mund të mos ju rezervojnë surpriza të bukura, prandaj përpiquni t’i mbyllni gjërat e rëndësishme brenda fundit të shtatorit. Kush jeton pranë një fshati turistik po përballet me kaosin dhe fqinjët e zhurmshëm. Mundohuni që të shmangni sa më shumë debatet, që mund të degjenerojnë në zënka të mirëfillta. Fundja, s’është detyra juaj të ndreqni gabimet e të tjerëve.

Gaforrja: Yjet ju këshillojnë që të merreni me çështjet e rëndësishme gjatë dy ditëve të para të javës. Nga e mërkura e në vazhdim gjërat do të ndërlikohen disi dhe mund të hasni peripeci. Nuk do t’ju zërë vendi për asnjë moment dhe me siguri që vajtje-ardhjet që do të bëni në këtë periudhë nuk do t’i harroni lehtë. Nëse korriku ka qenë një muaj i lodhshëm, gushti do të jetë gjithaq i nxehtë dhe i ngarkuar. Një libër i bukur në plazh dhe një darkë e këndshme në restorant me siguri që do t’jua ngrinin humorin. Vetëm bëni kujdes të mos e teproni me shpenzimet.

Luani: Gushti do të jetë muaji juaj me fat. Që në ditët e para të javës gjithçka duket se do të shkojë në vendin e vet dhe problemet do të zhduken. Për shumë kohë keni marrë përsipër një sërë përgjegjësish, por gjatë ditëve në vazhdim do të ndiheni të lehtësuar. Dashuria do të triumfojë. Çiftet që janë bashkë prej kohësh do të përjetojnë një fazë muaji mjalti të dytë. Është e këshillueshme që në familje të tregoheni më tolerantë. Do të përjetoni emocione të shumta. Mos harroni se argëtimi nuk njeh moshë. Jini të lirshëm.

Virgjëresha: Fryma e bashkëpunimit do t’ju vijë shumë në ndihmë gjatë këtyre ditëve. Përpiquni të jeni të qetë dhe të sjellshëm. Keni shumë ëndrra, por ndoshta për momentin ndiheni të plogësht dhe e
vetmja gjë që ju intereson është argëtimi. Stinët kalojnë, por kujtimet mbeten. Më e mira do të ishte që t’i ekuilibronit gjërat. Për ata që kanë fëmijë të vegjël pritet që kjo të jetë një javë e lodhshme. Ndoshta do të përgatiteni për një udhëtim apo do të niseni me pushime. Brenda ditës së diel mund të merrni lajme të rëndësishme.

Peshorja: Pritet që kjo të jetë një javë interesante, plot me stimuj. Dashuria në çift do të vazhdojë të jetë në rrugë të mbarë, por duhet të bëni kujdes nga luhatjet e humorit, sepse mund të bëhen shkak që
puna të arrijë deri në zënkë. Vonesat në punë mund t’ju shkaktojnë siklet. Do të përballeni me sfida të ndryshme, mbase do t’ju duhet të shlyeni një borxh. Do të bënit mirë të qetësoheshit pak. Fundja, keni kaluar një dimër të vështirë. Keni shumë projekte në mendje, por për momentin gjithçka është e bllokuar. Shëndeti parashikohet të jetë i mirë.

Akrepi: Çdo e keqe e ka një të mirë, por jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë këtë. Mos harroni se pas shiut del gjithmonë ylberi. Do t’ia dilni mbanë të ngriheni sërish më këmbë dhe të ecni në rrugën e duhur. Nuk do t’ju mungojë dashuria e partnerit, por nëse jeni beqarë prej pak kohësh mund t’i hapni sërish portat e zemrës. Disa prej jush do të kenë vështirësi ekonomike dhe kjo do t’ju bëjë që të jeni në humor të keq. Gjithsesi do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje të kënaqshme për problemin tuaj.

Shigjetari: Gjatë ditëve në vazhdim do të përballeni me situata të pakëndshme. Mbase në ambientin e punës ka armiqësi mes kolegëve apo ndoshta eprori sillet në mënyrë arrogante. Çfarëdolloj vështirësie që do të hasni, ju do t’ia dilni mbanë. Do ta keni rrugën të lirë nga pengesat dhe suksesi do të jetë i garantuar. Për sa i përket sferës së ndjenjave, pritet që gjithçka të shkojë më së miri.

Bricjapi: Më në fund do të mund t’i shprehni ndjenjat hapur. Nuk keni pse të fshiheni më. Kush është i dashuruar do të arrijë të bëjë për vete personin që e ka për zemër. Ata që janë çift prej kohësh i presin surpriza të bukura. Ndoshta do të bëni një udhëtim apo do të filloni bashkëjetesën. Për beqarët parashikohen të reja interesante. Shtatori do të jetë një muaj vendimtar, por ndërkohë përpiquni të jeni sa më të çlirët që të shijoni këtë muaj të fundit të verës. Të ardhurat do të
shtohen, por edhe shpenzimet.

Ujori: Kjo do të jetë një javë e rëndësishme, gjatë së cilës do të merrni lajme të mira për sa i përket sferës profesionale apo dashurisë. Viti 2020 ka sjellë shumë ndryshime për ju. Jeta është një rrugëtim i vazhdueshëm dhe është e rëndësishme të ecni me hapin e kohës, pa u fiksuar shumë pas së shkuarës. Edhe dashuria evoluon, gjë që do ta keni dhe më të qartë gjatë ditëve në vazhdim. Ata që do të dinë t’i marrin gjërat me qetësi, do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka që
dëshirojnë. Në fundjavë mund të keni një takim.

Peshqit: Mërkuri në pozicion të favorshëm do t’i nxjerrë më në pah aftësitë tuaja. Falë elokuencës suaj do të jeni në gjendje të bindni dhe më skeptikët. Do të jeni më të përqendruar se kurrë, sidomos nëse gjatë kësaj kohe keni lënë pas dore disa përgjegjësi apo angazhime. Nëse do të keni stimulin e duhur, me siguri që do t’i arrini objektivat tuaja, të cilat nuk duhet t’i harroni për asnjë moment. Jo të gjitha ditët e javës do të jenë të mbara, por do të arrini t’ia dilni mbanë në njëfarë mënyre. Një person që e konsideronit mik, do t’ju kthejë krahët.

Shpërndaje në: