Sopranoja Jashari: Babai im me 4 stenta, diabet e tension luftoi 40 ditë me COVID-19
Sopranoja, Arta Jashari me anë të një shkrimi ka rrëfyer për betejën që babai i saj pati me Covid-19.
Jashari ka treguar edhe për problemet shëndetësore që kishte babai i saj, transmeton IndeksOnline.
Ajo ka rrëfyer për momentet prekëse, duke falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan përgjatë kësaj sprove.
Shkrimi i saj i plotë në Facebook:
Pas thuajse 40 ditesh lufte me Covid19 , babi im me 4 stenda , diabet dhe tension rezultoi NEGATIV dhe ma ne fund u perqafuam pa veshje kosmonauti . Eshte nje moment teper i prekshem per neve dhe ju falenderoj te gjithve qe me keni qendruar prane mua e familjes sime ZOTI JU SHPERBLEFTE ! Zoti ju ndihmofte te gjith juve qe jeni ne kete sfide