Artistë, politikanë e gazetarë bëjnë thirrje për respektim të masave ndaj COVID-19
Me rritjen e rasteve të të prekurve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë vazhdon të apelojë tek qytetarët që të respektohen masat mbrojtëse.
Së fundi, në një video të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe disa emra të njohur i janë bashkuar asaj thirrjeje.
Në atë video marrin pjesë aktori Osman Azemi, këngëtari Nysret Muçiqi, deputetja Blerta Deliu-Kodra – të gjithë bashkë nën moton, “#Respekto masat, respekto jetën”.