Këngëtari Ramadan Krasniqi shtrihet në spital
Këngëtari shqiptar nga Kosova, Ramadan Krasniqi dyshohet se i është nënshtruar dje (e enjte) një operacioni.
Kjo pasi në rrjetet sociale një person ka publikuar një imazh bashkë me këngëtarin, i cili shihet i shtrirë në shtratin e një spitali.
“Me këngëtarin tim të preferuar, Axha Dani. Të dëshiroj shëndet dhe e falënderoi zotin që ta mundësoi që ta kalosh operacionin me sukses,” ka qenë përshkrimi që ai i ka vënë imazhit ku është etiketuar profili privat i këngëtarit, Ramadan Krasniqi. Një logo e cila gjendet në çarçafin e shtratit të spitalit, duket të jetë në formë të zemrës, çka i ngritë dyshimet se këngëtari mund t’i jetë nënshtruar një operacioni i cili ka lidhje me enët e gjakut ose me zemrën.
Gazeta Objektiv disa herë ka tentuar ta kontaktojë Krasniqin për të marrë infomacione pse i është nënshtruar këtij operacioni, por ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm.
Këngëtari 59-vjeçari i cili ka mbi 45-vjet karrierë të bujshme muzikore, vazhdon të mbetet aktiv në skenë.
Ai asnjëherë nuk mbahet mend të jetë raportuar se ka qenë i shtrirë në spital, dhe disa herë në intervista ka treguar se është falënderues pse gëzon shëndet të plotë.