Dua Lipa publikon këngën e re, pjesë e klipit edhe ‘Tokyo’ e “La Casa de Papel”

Dua Lipa publikon këngën e re, pjesë e klipit edhe ‘Tokyo’ e “La Casa de Papel”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me artistët e famshëm J Balwin, Bad Bunny dhe Tainy.

“One day” mban titullin kënga e tyre e re, e cila vjen e gërshetuar në dy gjuhë: anglisht dhe latine.

Kënga është realizuar me një klip mjaft të veçantë, protagoniste e së cilit është një emër jo i panjohur për publikun.

Bëhet fjalë për aktoren e famshme spanjolle Ursula Corbero, e cila luan rolin e ‘Tolyos’ në serialin e famshëm të Netflix, “La Casa de Papel”.

Ky bashkëpunim është i pari për Dua Lipën këtë vit që publikon jashtë albumit të saj “Future Nostalgia”, i cili doli në treg këtë vit.

Dua së fundmi është nominuar edhe për çmimin prestigjioz “Mercury Prize”, që vlerëson albumin më të mirë të vitit në Mbretërinë e Bashkuar.

Shpërndaje në: