Emina: Jam krenare që jam shqiptare dhe askush nuk mund ta largojë atë nga unë

Emina: Jam krenare që jam shqiptare dhe askush nuk mund ta largojë atë nga unë

Modelja shqiptare flet sërish me krenari për rrënjët shqiptare.

Emina Çunmulaj edhe pse jeton larg trojeve shqiptare, asnjëherë nuk i harron rrënjët nga vjen, shkruan lajmi.net.

Modelja, së fundi publikoi disa video, në të cilat shfaqej në kuzhinë, duke gatuar ushqim tradicional shqiptar.

Ajo po argëtohej nën tingujt e këngëve patriotike shqipe dhe tha se ndjehet krenare që është shqiptare.

“Jam krenare që jam shqiptare dhe askush nuk mund ta largojë atë nga unë”, ka shkruar Emina sipër njërës video.

Kujtojmë se modelja Emina Çunmulaj është e martuar me Sam Nazarian dhe bashkë kanë dy vajza.

Shpërndaje në: