Florian Marku komente brutale për rivalin: Mjaft e mbrojte këtë vajzë, le ta bëjmë duelin

Florian Marku komente brutale për rivalin: Mjaft e mbrojte këtë vajzë, le ta bëjmë duelin

Florian Marku është i vendosur të luftojë me Conor Benn.

Tash e disa javë, ylli shqiptar i sporteve luftarake, Florian Marku, me disa postime në rrjetet sociale po i drejtohet promotorit britanik, Eddie Hearn.

Marku është i vendosur të duelojë me njërin nga klientët e Hearn, Benn, ky i fundit që sipas shqiptarit po shmang duelin.

“Conor Benn është i frikësuar. Ai dëshiron të luftojë me Ashley, këtë që është 40 vjeç. Kjo është ajo që frikacakët bëjnë”, ka shkruar Florian Marku në ‘Twitter’.

“Eddie Hearn, mjaft e mbrojte këtë vajzë, nëse jam kundërshtar i lehtë, le ta bëjmë duelin”, ka shkruar tutje Floriani.

Mbetet të shihet nëse Hearn dhe Benn do t’i përgjigjen luftëtarit shqiptar. 

Shpërndaje në: