Pse gratë e Egjiptit të lashtë përdornin këtë trajtim kaq të preferuar edhe sot

Pse gratë e Egjiptit të lashtë përdornin këtë trajtim kaq të preferuar edhe sot

Uji i trëndafilit bëhet nga distilimi me avull i petaleve të trëndafilit dhe është bërë pjesë e rutinës së bukurisë së grave dhe vajzave që nga koha e Egjiptit të lashtë. Uji i tëndafilit i ka rezistuar kohës pikërisht për vetitë e tij të shumta. Dr. Tiffany Jow, një kirurge dermatologe në New York ka treguar për Harper’s Bazaar pesë gjëra që nuk i keni ditur lidhur me përdorimet e ujit çudibërës.

Është i pasur me antioksidantë

Antioksidantët janë shumë të nevojshëm për të parandaluar dëmin që mund t’i shkaktohet lëkurës nga stresi oksidativ. Kur përdoret për kujdesin ndaj lëkurës, ai e ndihmon lëkurën të luftojë radikalet e lira dhe dëmin e shkaktuar nga rrezet UV, ndotja dhe stresi.

Mund t’ju ndihmojë për aknet

Duke qenë se uji i trëndafilit ka veti antimikrobiale mund të shërbejë si një trajtim natyral për aknet. Jow sugjeron të përdorni një serum, pasi janë shumë të përqëndruar me ujë trëndafili dhe lejon penetrim më të mirë në lëkurë sesa kremërat.

Ka veti anti-inflamatore

Nëse vuani nga ekzema apo rosacea, uji i trëndafilit mund t’ju ndihmojë për të qetësuar skuqjen, pasi ka veti anti-inflamatore.

Është hidratues për fytyrën dhe trupin

Uji i trëndafilit ndihmon për të zbutur lëkurën, por edhe për të hidratuar flokët. Mund të shtoni disa pika në shampon apo balsamin tuaj.

Redukton stresin

Arsyeja pse trëndafili përdoret në shumë parfume është sepse ka një aromë shumë të mirë. Ajo që ndoshta nuk dinit është se aroma e tij ka ndikim edhe në humorin tuaj. Të nuhasësh ujin e trëndafilit redukton stresin dhe ndihmon për të krijuar një gjendje më të qetë dhe më relaksuese. Sipas studimeve nuhatja e tij ul nivelet e kortisolit (hormoneve të stresit) në trupin e njeriut.

Shpërndaje në: