Reagimi i Arbenitës pasi serbët nuk po e ndjekin më në Instagram për shkak se mbështeti Dua Lipën

Reagimi i Arbenitës pasi serbët nuk po e ndjekin më në Instagram për shkak se mbështeti Dua Lipën

Arbenitën kanë filluar të mos e ndjekin më serbët.

Edhe modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, i doli në mbrojtje Dua Lipës pas postimit të flamurit autokton që ajo e bëri në Instagram, shkruan lajmi.net.

Pas këtij veprimi, serbët që dikur e ndiqnin në rrjete sociale tani më nuk po e bëjnë një gjë të tillë, por ky fakt nuk po e brengos aspak modelen.

“Ndjekësit serb (ose kushdo që më urren) më bëjnë ‘unfollow’ sepse e bëra ‘repost’ postimin e Dua Lipës rreth fakteve për hartën e shqiptarëve”, ka shkruar Arbenita pranë imazhit.

Kujtojmë se para disa minutash Dua ka sqaruar gjithçka me një postim në Instagram. Ajo tha se nuk ka dashur që të nxis urrejtje.

Shpërndaje në: