Edhe Bebe Rexha i bashkohet frymës patriotike të shqiptareve të famshme, shpërndan postimin kolektiv të vajzave krenare
Ka tash e sa ditë që në rrjetet sociale te një pjesë e mirë e këngëtareve shqiptare me famë ndërkombëtare, ka nisur një frymë patriotike.
Ishte fillimisht Dua Lipa drejtuar me një kërkesë kompanisë Apple, e më pas edhe Rita Ora që bëri të njëjtën gjë, duke etiketuar në një postim në rrjetet sociale të gjitha homologet e saj.
Indiferente nuk qëndroi as shqiptarja tjetër me famë internacionale, Ava Max, e cila në një postim të bërë në InstaStory, tregoi krenarinë e saj të të qenit në mesin e artisteve femra me famë botërore.
“Këngëtaret shqiptare që e kanë djegur lojën tani, Rita Ora, Dua Lipa, Not Njomza, Era Istrefi, Bebe Rexha, dhe shumë e shumë të tjera. Krenare me prejardhjen time dhe pasionin që e përçojnë vajzat”, shkroi artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi.
Duke etiketuar secilën nga këto artiste në këtë postim, Bebe Rexha, është ajo e cila ka rishpërndarë këtë postim nga Ava Max.
Teksa Dua e Rita janë të përfshirë në frymën patriotike me kërkesën ndaj Apple për njohjen e sovranitetit të Kosovës, Bebe Rexha, duket është gjithmonë e gatshme të bashkohet me femrat shqiptare kur bëhet fjalë për patriotizëm.
“Të dua Ava Max”, shkroi këngëtarja shqiptare me prejardhje nga Dibra, në postimin e rishpërndarë në Instagramin e saj, të ndjekur nga jo më pak se 10.3 milionë ndjekës.