Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

– Jeni më të gjatë në mëngjes se në mbrëmje

Duket si një përrallë, por Business Insider, shpjegon se kur zgjoheni në mëngjes, jeni pak më të gjatë sesa kur shkoni në shtrat. Kjo është për shkak të presionit të vendosur në nyje gjatë gjithë ditës, teksa lëvizni. Ndërkohë që vazhdoni aktivitetet tuaja ditore, kërci në shpinë kompresohet vetëm pak, mjaftueshëm sa për të shtyrë gjithçka poshtë dhe kur qetësoheni gjatë gjumit, ky qëndrim në prehje ju lehtëson presionin në disqet kurrizore dhe ju lejon të ktheheni në lartësinë tuaj të plotë.

Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

– Do të keni një skelet të ri për 10 vite

Qelizat e sistemit skeletor rigjenerohen vazhdimisht dhe mesatarisht, këto kocka që keni tani do të jenë rigjeneruar plotësisht brenda një dekade. Ky rigjenerim fillon të ngadalësohet me plakjen, duke bërë që dhe kockat të hollohen.

Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

– Gjuha juaj është muskuli i vetëm që nuk bashkohet me dy kocka

Çdo muskul në trupin e njeriut lidhet me kockat në të dy skajet, duke e lejuar atë të tërheqë dhe të krijojë lëvizje. Por, ka një përjashtim: gjuha juaj. Në njërën anë, është e lidhur me kockën Hyoide (pjesë e qafës) dhe në anën tjetër, asgjë.

Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

– Nuk ka muskuj në gishta

Gishtat tuaj bëjnë 1001 gjëra përgjatë ditës, që tek hapja e një kavanozi e deri tek shkrimi në tastierë. Çdo lëvizje që ndodh me gishtat tuaj, vjen për shkak të tendosjes se kockave me shumë ndihmë nga muskujt në pëllëmbët e duarve, pasi gishtat nuk kanë muskuj.

Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

– Zorrët tuaja kanë një “tru të dytë”

Të gjithë e njohim ndjesinë e “fluturave në stomak”, p.sh, përpara një dite të rëndësishme për ne. Ekziston një arsye e mirë për këtë: në trupin tonë gjendet një rrjet i neuroneve që drejton zorrën, të cilit shkencëtarët i referohen si një “tru i dytë”. Zorrët, nuk merren vetëm me tretjen, por vijnë me reflekset dhe shqisat e tyre dhe janë të gërshetuara në mënyrë të ndërlikuar dhe të pandashme me sistemin tuaj nervor.

Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

– Njerëzit kanë më shumë se 5 shqisa

Përveç shikimit, nuhatjes, prekjes, shijimit dhe dëgjimit, njerëzit kanë edhe “proprioception” (ndjenjën e hapësirës) dhe “nociception” (ndjenjën e dhimbjes). Ekzistojnë gjithashtu “ekuilibrim” (sensi i ekuilibrit), “termoception” (ndjenja e temperaturës në dhe rreth trupit), “perceptimi i përkohshëm” (sensi i kohës). Pra, ka ardhur koha t’i vendosim një emër konkret “shqisës së gjashtë”.

Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

– Është e pamundur të gudulisësh veten

Zona në pjesën e prapme të trurit që monitoron lëvizjen (cerebellum), parashikon ndjesinë që do të ndjeni kur përpiqeni të gudulisni veten, duke kundërshtuar përgjigjen.

Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

– Acidi i stomakut mund të shpërbëjë një brisk

Mos e provoni në shtëpi, por do të habiteni kur të mësoni se stomaku juaj mund t’i bëjë disa dëme serioze një brisku. Studiuesit në spitalin Meridia Huron testuan efektet e lëngut të stomakut në objektet metalike dhe zbuluan se mbi 24 orë, acidi i stomakut zvogëloi brisqe e rrojës në 63 përqind të peshës së tyre origjinale.

Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

– Sytë e mëdhenj mund të jenë aryseja pse mbani syze optike

Sytë e mëdhenj mund të konsiderohen të bukur për shumë, por ato mund të jenë një prej arsyeve pse mbani syze për të parë nga larg.  E njohur gjithashtu si miopi, kjo gjendje që bën që objektet e largëta të duken të paqarta dhe shkaktohet nga fakti që drita nuk arrin siç duhet në retinë.

Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

– Një pulitje sysh mund të jetë një mikro-gjum

Ju ndoshta keni menduar se një pulitje sysh është diçka që bëhet për të mbajtur sytë me lagështi ose për të mbajtur pluhurin larg tyre.  Ky është një shërbim shumë i vlefshëm, natyrisht, por në të vërtetë ne pulsojmë shumë më tepër sesa duhet për të bërë vetëm atë, rreth 15-20 herë në minutë. Sipas një studimi të Universitetit të Washington, duke pulitur sytë bëhemi më të vëmendshëm dhe marrim një lloj energjizimi në miniaturë.

Disa fakte të çuditshme për trupin tuaj

Burimi: Best Life Online

Shpërndaje në: