Si ta dallosh që është i paparë në seks, pa bërë ende seks

Si ta dallosh që është i paparë në seks, pa bërë ende seks

Për të parë nëse dikush është i mirë në seks, jo doemos duhet ta shpiesh deri në krevat. Falë Zotit disa studime të fundit, ju bëjnë mjeshtre në identifikimin e të zotëve apo atyre që s’qullosin gjë.

Si ta kuptosh që ai ka potencial në shtrat?

Pi shumë verë

Një studim i 2009- s në Universitetin e Fierenzës në Itali doli në përfundimin se ata që pinë 2 gota verë në ditë janë shumë më mirë në krevat dhe më të kënaqur seksualisht se ata që pinë 1 apo asnjë gotë. Sipas studimit, historikisht seksi dhe vera janë lidhur ngushtësisht bashkë që në periudhën antike greke. Kështu për sa kohë konsumon verë çdo ditë, ke për të qenë një tigër në shtrat.

Ka humor

Dikush që i merr gjërat lehtë- lehtë, gjithë humor, qesh (çka është gjithashtu fort seksi) s’do t’ju zhgënjejë në shtrat. Ai e di shumë mirë si të bëjë qejf në ato momente. Me dikë që do të qeshni pafund dhe do të arrini orgazmën është sikur t’ju ketë rënë jackpot- i.

Ha ngadalë

Kur njerëzit hanë ngadalë do të thotë se po shijojnë çdo kafshim të mundshëm dhe gjithë procesin. Siç ta merr mendja, kjo do të ndodhë dhe gjatë momenteve intime.

E di çfarë i hahet

Nëse sheh se ai e di fare mirë çfarë do, çfarë i hahet, është i bindur dhe nuk lëkundet, shikojeni si një potencial të mundshëm në seks.

Kërcen shumë mirë

Është përfolur përherë rreth një lidhjeje të kërcimit dhe seksit. Në fakt është e vërtetë dhe jo për arsyen që ju mendoni. Më shumë se te lëvizjet, një kërcim i mirë ka të bëjë me vetëbesimin, vetëbesim që do të pasqyrohet edhe në shtrat.

Burimi: Women’s Health

Shpërndaje në: